Festivali i Kanës 2019, ja cilët janë filmat në garë

J L

Krerët e Festivalit të Filmit në Kanë kanë zbuluar listën e personave dhe filmave që janë në garë në edicionin e 72-të.

Drejtori i këtij festivali, Thierry Fremaux, si dhe presidenti Pierre Lescure e shfaqën këtë listë gjatë një ngjarje shtypi në Paris.

Në garë është filmi “Pain and Glory” i regjisorit të famshëm spanjoll Pedro Almadovar si dhe “The Traitor” i Marco Bellochio-s e “Parasite” i Bong Joon-hoo.

Fremaux ka thënë që filmi i ri i Quentin Tarantino-s, “Once Upon a Time in Hollywood” nuk është gati pasi që regjisori është ende në fazën e post-produksionit por mund t’ia dalë të jetë gati për në Kanë nëse kryhet në kohë.

Në garë gjithashtu janë edhe regjisorë të tjerë të famshëm si Terrence Malick, Xavier Dolan dhe Ken Loach.

Nderkaq, regjisori meksikan Alejandro Gonzales Inarritu do të jetë në krye të jurisë së sivjetshme për të ndarë Palmën e Artë.


j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *