Rinasi/ Bengasi bashkëpunëtor i drejtësisë, tregon si funksiononte grupi

Ornela

I marrë në polici që prej mbrëmjes së të shtunës për megagrabitjen e Rinasit, Alkond Bengasi ka vendosur që bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot masën arrest me burg për të riun që njihet ndryshe edhe si kushëriri i “mjeshtrit” të grabitjeve Klement Çala.

Sipas mediave ai ka pranuar të bashkëpunojë dhe të rrëfejë të gjithë skemën e grabitjes në Rinas, se kush janë autorët dhe si ishin organizuar.

Bengasi po ashtu ka rrëfyer me detaje se si funksiononte ky grup me personazhe nga Elbasani dhe Fushë Kruja. Madje pas dëshmisë së tij, policia ka nisur kërkimet për arrestimin edhe të tre personazheve të tjera të grabitjes Oltion Veseli, Saimir Çela dhe Renaldo Sula.

Bengasi ka pranuar ndër të tjera se është ai personi që ka modifikuar furgonin me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” që u përdor për grabitjen.

Bazuar në emrat që ai ka rrëfyer pritet po ashtu arrestimi i një personi të pestë që ka lidhje me ngjarjen.

o.j/dita

Share This Article
6 Comments
  • Nxjerrja e te dhenave hetimore pa dale ne gjyq eshte nje veper kriminale e personave pergjegjes qe tregon pa aftesine e shtetit ose bashkepunimin e tyre ne kete krim!

  • Ky Brengasi eshte paguar qe te marre persiper grabitjen

    hajde hajde
    perndryshe ska sesi Prokuroria te nxerre keto sekrete

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *