Kryeministri Edi Rama në Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe të Drejtave Autoriale ka lexuar një pjesë nga një përmbledhjet e eseve dhe shënimeve autobiografike të shkrimtarit, Ismail Kadaresë, “Mëngjeset në Kafe Rostand”, kushtuar kryeqytetit të Francës, Parisit.
I rrethuar nga një grup nxënësish, numri një i qeverisë përmes leximit të shënimeve të shkrimtarit të madh përcolli mesazhin që leximi është dhe do ngelet ushqim shpirtëror për të gjithë njerëzit.
“LEXO ME MUA – Maratona e leximit në COD në Ditën Ndërkombëtare të Librit”, shkruan Rama në “Facebook”.
“Nuk është nga librat e rëndë të Ismail Kadaresë, që kërkojnë angazhim gati gati special për t’u dëgjuar nga fillimi deri në fund, por është një përmbledhje e një sërë reflektimesh të tij, që në tërësinë e tyre të japin kënaqësinë e vërtetë e të qenit lexues librash”- tha mes tjerash Rama.
b.b/dita

Kryeministri yne eshte i gjithanshem, eshte deri ne fyt me pune, por gjen kohe edhe per te lexuar, madje edhe ne aktivitet shkollore. Si nje ish nxenes i dalluar qe lexonte shume vepra te letersise ai, sic duket, kujton me nostalgji kohen ku recitonte para klases. Me duket nga kopertina qe nuk eshte libri i Ismail Kadarese qe po mban ne dore, por libri i poeteshes se shquar Rita Petro te ciles personalisht i ka dorzuar nje cmim, per artin e saj ekstra erotik. Vete si nje personalitet i artit modern, kryeministri yne piktor, ka sqimen te kuptoj dhe te shijoj Vrimen e Rita Petros. Thon qe para se te bej ndonje mbledhje me ministrat ose ndonje aktivitet tjeter shteteror ose politik, per tu frymzuar lexon pjese te spikatura te vargjeve te zonjushes Rita Petro.Ja pse eshte rezultativ ne veprimtarine e tij qeverisese dhe politike.
Jam sinqerisht i prekur, duke par kryeministrin me liber ne dore duke lexuar dhe kam vendosur edhe une te lexoj qe sot e tutje. Nje dicka tjeter, per dite shikojme kryministrin tone ne vizita ne institucione e veprimtari te ndryshme duke artikuluar mendime me vlere per atdheun dhe kombin. A shenohen keto qe te botohen,dhe ne te kemi vepren e pare , vepren e dyte e keshtu me radhe te shokut Edi Rama qe, ne radhe te pare anetaret e PS e pastaj i gjithe populli ti studjoj?
Hahahaha….e ke qare kete koment. Bravo !
U fut dhe korbi ne vrime
SI kurban per shqiperine