Berisha: PS të pranoj propozimin për Fierin

editor

“Jemi të hapur për amendime dhe sugjerime për këto tre ligje. Ndërsa sa i përket situatës në qarkun e Fierit formula e propozuar për mocion besimi për çdo këshilltar do të ishte zgjidhja më e qytetëruar”, tha Berisha në fjalën e tij. Kryeministri theksoi se bllokimi i tre ligjeve të rëndësishme është dëmtim i interesave jetike të cdo qytetari.

Ndërkohë kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi e cilësoi këtë propozim si të papranueshëm, pasi sipas tij nuk mund të ketë marrëveshje politike duke shkelur Kushtetutën dhe duke hedhur poshtë vendimet e gjykatave.

Ky debat u bë në seancën plenare, ku po diskutohet për barazinë gjinore dhe për të situatën e krijuar për dhunën në familje dhe ndaj femrave.

Berisha kërkoi të bëhet çdo përpjekje për të parandaluar vrasjet e grave dhe vajzave, duke theksuar se çështje themelore në luftën kundër pabarazisë është arsimi dhe karriera.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *