Si do të jetë moti nesër, parashikimi për çdo qytet

Leda Hysa

Deri në mesditë mbetemi nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare.

Më të dendura paraqiten në ekstremin verior duke gjeneruar shira lokal.

Pas mesditës pritet kthjellim gradual i motit dhe në këto zona duke bërë që në të gjithë territorin të kemi mbizotërim të kthjellimeve dhe vranësira të lehta në zonat malore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por në mesditë rriten duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 7°C deri në 28 °C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *