Investigimi: Fermerët i rrisin perimet me stimulantë kancerogjenë

DITA Online

Emisioni “Fiks Fare” ka ngritur një shtetësim pasi dhjetëra ankesa dhe foto mbërritën në redaksi. që flisnin për cilësinë e domateve. Sipas tyre, domatja është e pakonsumueshme, pasi fermerët përdorin hormone.

Nisur nga këto ankesa, gazetarët bënë një vëzhgim të thjeshtë.

Fillimisht gazetarët pyetën një agronom në Lushnje, se te cilat sera të drejtoheshin për domate pa hormone. Agronomi pohoi se në të gjitha serat përdoren hormone dhe ngjyrues, madje jashtë normave.

Hormoni lejohet në të gjithë botën, por te ne, nga kati i parë duan ta çojnë në kat të pestë bimën”, shprehet ai.

Në Fier-Shegan, një shitëse tregon se, edhe pse i shet, vetë nuk konsumon asgjë nga ato që tregton.

Nuk fus në shtëpi as kastravec, as domate. Nuk ia vlejnë, pasi fermerët abuzojnë duke u hedhur 4- fishin e normës. Kastravecit ia hedhin ilaçin te rrënja dhe është shumë i dëmshëm për organizmin”, tregon ajo.

Në fshatin Kozare të Kuçovës, një fermer thotë se në të gjitha serat që janë në fshat, askush nuk ka domate “pa hile”.

Nëse i do për fëmijë, mos merr. Nuk bëjnë, ose vetëm t’i sëmurësh me duart e tua”, i drejtohet ai gazetarit.

Ndërkohë që të gjithë fshatarët kanë sera dhe kanë mbjellë në to domate, por askush nga ata vet nuk i konsumon.

Unë jam fshatar vetë, por kam frikë t’i ha”, pohon një fermer. “Filloj e ha nga fundi i majit kur ngrohet koha dhe piqen natyralisht”.

Ndërkohë, një tjetër banor i fshatit, i pyetur nëse mund t’i orientonte gazetarët në një serë të mirë për të blerë domate, ai përgjigjet se asnjë fermer në fshat nuk ka domate të sakta, pa hormone.

Ta them me plot bindje se në Kozare është problem për të ngrënë perime”, thotë ai.

Në të gjithë fshatin, gazetarët i drejtuan vetëm te një fermer që nuk u hidhte hormone domateve. Rrugës për ta gjetur atë, pyesin një tjetër banore të fshatit për domate “të sakta” se ku mund t’i gjenin ato.

Ajo i drejton tek i njëjti fermer që i kishin orientuar edhe më parë gazetarët, se për domate të tjera ajo kishe serë vetë, por që nuk mund t’ua shiste, pasi ato ishin me hormone.

Unë kam serë vetë, jam vetë e fushës, por ik tani se mund të thoja hajde se t’i jap unë”, u thotë ajo gazetarëve . Te dyqani që i kishin orientuar gazetarët, pyesin shitësin dhe ai ua pohon se domatet të gjithë i kanë me hormone.

Për të mos e thënë drejtpërdrejt, pyetjes së gazetarit ai i përgjigjet me një tjetër pyetje: Pse po kthehen gjithë ato trajlera në Doganë?

Kurse një tjetër fermer pohon se këto hormone i bëjnë keq organizmit të njeriut dhe fermerët me papërgjegjshmërinë e tyre po sëmurin njëri-tjetrin, madje ai shton “po u shpiket kanceri njerëzve nga abuzimi”.

v.l/ Dita

Share This Article
19 Comments
  • Ketij marifeti i ka dale tymi me kohe.Fshatari shqiptar eshte i pangopur dhe dinak.Ben be per koke te femijes!Eshte qen bir qeni i pameshirshem.
    Keta Mbrojtja Konsumatorit ,e di si jane keta?Jane si vemjet qe jetojne ne pleh.Po s`pat pleh,nuk ka vemje.Prandaj vemjet denoncojne ndonje fakir ne fund te sezonit,sa per te justifikuar egzistencen e tyre.Pse?
    Sepse po te zhduken hormanaxhijt,zhduken edhe Mbrojtja Konsumatorit!

    • Nuk e ka fajin fshatari. Ate ka mundesi te vetme jetese. Do rroj ai apo do vdesi qe te rrojne te tjeret.
      Fajin e ka shteti. Domatja dhe perimet shqiptare ishin super te shkelqyera, ashtu si dhe frutat natyrale
      Por qeverite jo vetem qe nuk e subvencionojne bujqesine, por fusin mallra maqedone qe konkurojne tregun, prishen kooperativat dhe vuajne ne ngastrat e vogla. Jane pronare vete dhe te bejne kooperative, zot ne pronat e tyre. E ka bere Izraeli.
      Te detyrojne shtetin te ndaloje hyrjen e perimeve maqedone serbe e ku e di une. Dhe te procedohet shitja e toksinave.
      Te mos flasim pastaj per sitemin e kontrollit shteteror qe eshte pertoke, dhe akuza per neglizhim dhe stimulim te toksinave i bie shtetit.
      Shteti ka per dertyre testin e domateve. Mund te futet ne treg, ne dyqane dhe kudo dhe te mbledhi apo te bleje domate per testim.
      NUk e ben. Pse?
      Sepse eshte i interesuar te semure popullsine, qe te shkoje ne spital te paguaje kurimin dhe ilacet e Vilma Nushit, qe ti e ke dhe shume per “zemer”
      Ky eshte cikli i parase dhe kapitalit,qe folem dhe me pare..

        • O qime qeni, Mirela
          ka shume te drejte kur akuzon qeverine, por sic duken bathet ti mbete po mizekali ne bythet e tejplakura te jashteqitjes shqiptare.Turp, marri e bashkefajesi. Koha po verteton katerciperisht se ramavicerit e berishavicerit me shoke e shoqe duhen jo vetem shkulur me rrenje nga te tre pushtetet, plus opozite, por dhe denoncuar si bashkepuntore me armiqte shekullore te Shqiperise, qe populli te shpetoje nga rreziku per jeten.

    • Mund te kete fermere kopuk por ju lutem mos e pergjithesoni fenomenine e izoluar sepse Shqiperia eshte e para ne rajon per ekportin e domateve. Demtohet vendi dhe fermeret. Nuk mund te injektohet cdo koker domate me hormone. Eshte e pamundur! Te ndalohen ata qe bejme gjera te tilla por mos beni pergjithesime. Per te gjithe ata idiotet qe thone se e ka fajin qeveria mednoni perpara se leshoni genjeshtra. Si mund ta kete fajin qeveria qe disa fermere vendosin te bejne injektime te perimeve? Qeveria arreston per korentin, per ujin, per kanabisin, per pronat, per protestat, per tritolet, per vjedhjet, per krimet, per perdhunimet, per trafikime, per dreq e te bir. Gjysma e Shqiperise eshte futur ne burg. Keta vazhdojne akoma te bejne krime. Nuk ka kufi krimi. Eshte prishur njeriu shume keq.

  • Shteti nuk ka asnje politike per bujqesine, nderkohe “primitivet” perdorin kimikate vrastare.

    Duhen ndaluar gjithe kimikatet. Duhet perdorur litari dhe flakehedhesja per te ndalur kete lloj krimi; metoda e sekuestrimit te shtepise, tokes dhe serave per abuzuesit.

  • O gazetare mesojeni shqipen ju luetem. Kur duhet te thoni stimunante thoni simulante, kur duhet te thoni simuloi thoni stimuloi. E shkreta gjuha shqipe ne cfare duarsh ka rene

  • ka vetem nje zgjidhje per kete pune,shqiptaret jane 80% fshatare dhe ata 20% qe jane qytetare kane shtepi private dhe kane mbjelle vete domate e kastraveca, e dine shume mire kur piqen ato ,por shyqyr qe kane lek neper duar tani dhe ju pelqen te blejne domate 12 muaj, kjo eshte e pamundur prandaj MOS KONSUMONI DOMATE jashte ciklit natyral te tyre qe ka qene eshte dhe do jete gjithmone MAJ-SHTATOR ,perndryshe dohani plehra, nuk eshte faji as i shtetit as i fshatarit, eshte kerkese – oferte, po kerkove do te ofrojne.

    • Nuk jane me hormone kanceroze vetem domatet dhe kastravecat,por te gjitha frutat dhe zarzavatet!
      Mbi te gjitha BUKA PRODHOHET ME MIELL KANCEROZ SERB dhe Rama nuk ka folur nje fjale!
      Dyshoj se mos ka ndonje plan kriminal per ZHDUKJEN FIZIKE TE POPULLIT SHQIPTAR qe qeveria hesht!
      Rama eshte fatkeqesia e Shqiperise dhe ata qe e besojne jane budallenj ose u mungon samari!
      Po behet GENOCID kunder popullit shqiptar!

      • Mese e vertet, ramavicerit duhen denoncuar per tradheti Kombetare, pra gjenocid

    • E thone te verteten se nuk jane budallenj, por se e kane ndergjegjen e njeriut te ndershem. Eshte virtyt i varferise dhe popullit te vuajtur

  • Shteti sben asgje. Keto kimikate duhet te ndalohen dhe denohen me rende se droga.Kot llapin te gjithe per drogen. Kjo vret me shume se droga dhe biles drogaxhiu e merr me vetedije te plot.

    • Droga eshte ilac, mariuana ose kanabis sheron kanceret, por keto te bejne me kancer.
      Shteti te legalizoje marijuanen dhe te ndaloje kanceret qe i shet ne produktet ushqimore. Dhe ne kete nuk e ben me qellim, sepse i mban njerezit te varur per gryke. Ne spital dhe ne burg. Gjysma e popullates penalizohen per kultivim kanabisi, kur Greqia dhe Italia po e legalizojne, keta duan te fusin ne burg kontrabandistet dhe ti rrjepin mire nga leket. Keshtu funksionon vetem llogjika e mafies.
      Edhe ne Amerike po e legalizojne kanabisin ne shume shtete. Vetem ketu, tek strofulla e qelbesirave e mbajne akoma te paligjshme, dhe lejojne hapur produktet ushqimore kanceroze.

  • AU KAP E U FUTE NDONJERI NE BURG….>>>>>>>>>> PSWE KU ESHTE LIGJI I SHTET LESHIT …???????????????

  • Eshte gjendje e rende me pasoja katastrofike per shendetin e popullates perdorimi i preparateve kimike per mbrojtjen ,pjekjen , dhe ruajtjen e prodhimeve bujqesore.Per kete ,ne radhe te pare Ministria e Bujqesise te pergatite projektligj per denime te renda per ata qe perdorin keto preparate ,duke perfshire edhe importusit e tyre .Te vendoset me ligj , qe perdorimi i ketyre preparateve perben veper penale.Organet shteterore te kontrollit te kene objekt kontrolli te vazhdushem perdorimin e ktyre preparateve sidomos ne sera ku dhe perdorimi i tyre eshte me i madh!Te vendoset “karantin”e rrepte per futjen e tyre nepermjet pikave doganore;tokesore detare dhe ajrore!

  • Eshte gjendje e rende me pasoja katastrofike per shendetin e popullates perdorimi i preparateve kimike per mbrojtjen ,pjekjen , dhe ruajtjen e prodhimeve bujqesore.Per kete ,ne radhe te pare Ministria e Bujqesise te pergatite projektligj per denime te renda per ata qe perdorin keto preparate ,duke perfshire edhe importusit e tyre .Te vendoset me ligj , qe perdorimi i ketyre preparateve perben veper penale.Organet shteterore te kontrollit te kene objekt kontrolli te vazhdushem perdorimin e ktyre preparateve sidomos ne sera ku dhe perdorimi i tyre eshte me i madh!Te vendoset “karantin”e rrepte per futjen e tyre nepermjet pikave doganore;tokesore detare dhe ajrore!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *