Makina del nga rruga në Bypass-in e Tepelenës, një i vdekur

Ornela

Një person ka humbur jetën në një që ka ndodhur në orët e para të ditës së mërkurë në Tepelenë.

Një makinë që drejtohej nga një 50-vjeçar ka dalë nga rruga dhe për pasojë drejtuesi i saj ka humbur jetën.

Sipas policisë, në orën 06:20, në segmentin rrugor ku punohet për Bypas-in e Tepelenës, ka dalë nga rruga mjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi Y.R, rreth 50 vjeç, banues në Memaliaj.

Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit, shtetasi Y.R

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *