Kërkohet shkarkimi i Endira Bushatit nga AMA

redaktor

Deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Peza, kërkoi në Komisionin e Medias fillimin e procedurës për shkarkimin e Endira Bushatit nga detyra e kreut të AMA si dhe fillimin e procedurës për shkrirjen e Këshillit Drejtues të RTVSH dhe emërimin e këshillit të ri, nga i cili do të zgjidhet dhe drejtori i RTVSH.

Kërkesa e Pezës bazohej jo vetëm në përfundimin e mandatit të tyre, por dhe në performancën e dobët dhe shkeljet e mëdha antiligjore të vërejtura në punën e tyre.

Endira Bushati drejton AMA në shkelje të ligjit duke marrë vendime nga anëtarë që u ka përfunduar mandati.

“Ajo ka dëshmuar klientelizëm të skajshëm në dhënien e licencave për operatorë afër pushtetit dhe diskriminimin e tregut duke e vënë në kushte të pabarabarta. Disa frekuenca kombëtare u zaptuan dhe legalizuan, të tjerëve u ndalohen dhe licenca lokale duke u vënë në shërbim të një grupi mediatik si ushtarë”.

Share This Article
4 Comments
    • E mo zoti Peza po i mbroke mire interesate Top Kanalit. Qe ta dini ju te nderuar lexues, ne vend te Endires do shkoj nje drejtor i Top Chanelit. Nderkohe qe djali i nje drejtuesi emisioni nga ata “opozitaret” eshte tashme nendrejtor ne shtet. Ec aty Alfredi, ec aty dhe topi. Mire e beni po mos na shisni mend qe nen Berishen kishte klientelizem, kurse tani nuk ka. Njesoj vijon tradita

  • CA TE KOMENTOSH HYP XHIXHI E MERITON NE MBESHTETJE TE KOMENTIT TE AZEMIT,vendi i punes si duket ka dhene rezultat….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *