Aksioni opozitar, Kryemadhi me kryetarët e LSI-së në rrethe

Bora Basholli

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi po zhvillon një takim me kryetarët e LSI-së në rrethe.

Gjatë takimit, Kryemadhi mësohet të jetë shprehur se LSI është e angazhuar në aksionin opozitar që të jetë sa më pranë qytetarëve.

Kryetarja e LSI e ka cilësuar varfërinë si prioritetin kryesor të partisë që ajo drejton.

“Opozita është e bashkuar kundër keq-qeverisjes, varfërisë dhe largimit të të rinjve nga vendi. Lufta kundër varfërisë është prioriteti kryesor. Të gjithë në terren në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetaret” – tha Kryemadhi.

 

b.b/dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *