Gjiknuri takon ambasadorin Norman: Britania do ndihmojë Shqipërinë për reformën zgjedhore

Bora Basholli

Damian Gjiknuri, i cili është edhe anëtar në Komisionin e Reformës Zgjedhore ka marrë mbështetjen e Britanisë në këtë proces.

Gjatë një takimi me ambasadorin britanik Duncan Norman, Gjiknuri ka diskutuar për zhvillimet politike në vend.

“Me ambasadorin britanik Duncan Norman me të cilin diskutuam për zhvillimet politike, reformën zgjedhore me përfshirjen e një spektri sa më të gjerë politik, çështjet e sistemit zgjedhor dhe perspektivën e këtij procesi.

Britania e gatshme për të ndihmuar Shqipërinë në procesin e reformës zgjedhore dhe reformimin e ligjit për financimin e partive politike”, shkruan Gjiknuri në rrjete sociale.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *