Ambasada amerikane publikon datën, ja kur dalin përgjigjet për lotarinë

Bora Basholli

Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë një  njoftim të rëndësishëm për të gjithë aplikantët, të cilët me padurim presin përgjigjen e lotarisë amerikane. Në një njoftim në faqen e saj zyrtare, ambasada bën me dije datën se kur do të dalin përgjigjet pë lotarinë amerikane, e ku i përkon data 7 maj 2019.

Të gjithë aplikantët do të mund të kontrollojnë nëse janë të përzgjedhur në datën 7 maj. Përzgjedhja është rastësore përmes një shorti kompjuterik, ndërsa nuk ka asnjë tarifë për t’u paguar.

“Duke filluar nga 7 maji 2019, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2020 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së.

Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre.

Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve’, thuhet në njoftimin e Ambasadës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *