Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kryetar i PS po zhvillon një mbledhje grupi, në fokus të së cilës janë zgjedhjet e 30 qershorit.
Siç raportojnë mediat, kjo mbledhje, e dyta brenda një jave, do të përqendrohet në tre pika kryesore: Së pari situata politike në vend, së dyti menaxhimi dhe përgatitja për fushatën elektorale dhe së treti përzgjedhja e 61 kandidatëve për Bashkitë.
Partia Socialiste ka zhvilluar disa sondazhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë, për të parë se cili është kandidati më i pëlqyer nga qytetarët.
Këto rezultate të këtyre sondazheve janë në tavolinën e kryeministrit Rama, mbi bazën e së cilave do të bëhet edhe përzgjedhja e kandidatëve. Në këtë takim do të caktohet edhe data për të mbledhur Asamblenë e PS. Kujtojmë që 13 maj është afati i fundit për të regjistruar kandidatët për zgjedhjet lokale.
l.h/ dita
