Meta: Holanda e rëndësishme për të ardhmen europiane të Shqipërisë

DITA Online

Pak ditë pasi parlamenti i Holandës mori vendim për të ndërprerë regjimin e vizave për shqiptarët, presidenti Meta ka zhvilluar takime me rëndësi në ambasadën holandeze në vendin tonë.

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka marrë pjesë në një pritje të organizuar me rastin e Ditës së Mbretit nga ambasada e Holandës në Tiranë.

Meta shprehet se Holanda është një shtet i rëndësishëm për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Statusi i Presidentit Meta:

Kënaqësi të merrja pjesë sot në pritjen e organizuar me rastin e Ditës së Mbretit nga ambasada e Holandës??, një vend mjaft i rëndësishëm për Europën dhe të ardhmen tonë europiane??.

Me interes pashë ekspozitën e fëmijëve shqiptarë?? me piktura, me rastin e 350-vjetorit të ndarjes nga jeta të Rembrandtit.

I lumtur të merrja dhuratë një libër për Johan Cruijff-in⚽, idhullin e fëmijërisë time, aq më tepër tani që Ajax-i po rikthehet si atëherë.?????

v.l/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *