A u kthyen gratë nga Siria me vetëdëshirë? Ja shpjegimi i Haradinajt

DITA Online

Kryeministri Ramush Haradinaj në emisionin Pressing ka dhënë detaje rreth operacionit që Kosova realizoi në kthimin e 110 qytetarëve nga Siria në Kosovë.

Haradinaj thotë se të gjithë u kthyen me vetëdëshirë në Kosovë dhe asnjë nga to nuk u kthye dhunshëm.

Kryeministri tregon se ka qenë i informuar për çdo detaj rreth kthimit të qytetarëve kosovarë nga Siria, mirëpo nuk ka dashur të deklarohet në media rreth kësaj.

Deri në detaje kam qenë vetë i kyqur. Marrë çdo ditë raporte, por nuk kam dalë në media, ua kam lënë kompetentëve”, ka thënë Haradinaj.

Ai falënderon ambasadorin amerikan dhe të gjithë ata që ndihmuan në kthimin e kosovarëve pasi e quan “të ndytë” luftën në Siri.

v.l/ Dita

Share This Article
2 Comments
  • Se a u kthyen grate e Kosoves nga Sirija me vetedeshire apo me force kjo nuk eshte ceshtja qe duhet trajtuar kryeminister Haradinaj …!
    Ceshtja qe duhet trajtuar eshte se kushe e nxiti grupin e madh prej rethe 300 personash te shqiptareve te Kosoves te shkoje ne Siri ne nji lufte te pakuptimte bashke me familjet e tyre , grate dhe femijte e tyre …?
    A duhet dikusht te pergjigjet per iniciativen, ne nxitjen dhe organizimin qe kishin marre keta persona per dergimin e shqiptareve ne Siri dhe Iraq..?
    Ne cfare kushtesh ata u nxiten dhe u derguan ne Siri dhe Iraq per te luftuar
    dhe cfare nqs. ata te kthyer nuk pendohen por ashtu te traumatizuar nderrmarrin veprime teroriste ne vendet ku jane kthyer pra , edhe ne Kosove …?
    Kushe do te pergjigjet nqs. ndodhe nji raste i tille kryeminister Haradinaj dhe a do te mjaftohemi ne si populli i Kosoves vetem ngritjen e supeve te pergjegjeseve sepse , ata qe nxiten nji nderrmarrje te tille antishqiptare jane po aq te rezikeshem sa edhe ata qe shkuan atje ne Siri ku , shume nga ata u vrane atje dhe sot disa te tjere qe shpetuan , u kthyen …?

  • te shkojne per te bere terror dhe te kthehen te qete sikur ishin ne lufte per te sjelle demokracine europiane ku deshirojme te integrohemi ? dhe t’i pranosh ? kemi te bejme me nje shtet, angazhuar ne lufte terroriste ? apo te presesh fytin e njerezve te pafajshem eshte humanizem qe vjen nga nje bote tjeter, qe ne s’e njohim ?!?…..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *