“Mosbindja civile”, opozita bllokon sot rrugët kryesore në vend

Ornela

Sot në orën 18.00 opozita do të përshkallëzojë protestën për zgjedhjet. Për rreth një orë ajo do të bllokojë 5 akse kombëtare.

Në Elbasan, qarkullimi në rrethrrotullimin Bradashesh do të paralizohet, ndërsa në Durrës do të bllokohet autostrada Plepa-Kavajë. Edhe autostrada e Milotit për rreth një orë do të bllokohet nga militantët e opozitës.

Në të njëjtën orë kalimi në rrethrrotullimin e Sheqit në Fier dhe atë të Shqiponjës në Tiranë gjithashtu do të paralizohet.

Përmes kësaj forme të mosbindjes civile te përdorur edhe më parë, opozita synon të forcojë mesazhin se aksioni i saj do të përshkallëzohet nëse kushti i saj për qeveri tranzitore dhe zgjedhje pa Edi Ramën kryeministër nuk plotësohet.

Bllokimi i rrugëve do i paraprijë protesta simbolike e të rinjve të FRPD-së e cila rikthehet tek Parlamenti në të njëjtën orë me seancën plenare.

AKSET QË DO BLLOKOHEN

1- Elbasan (Rreth rrotullimit Bradashesh).

2- Durrës (Autostrada Plepa – Kavajë).

3- Milot (Karburanti në Autostradë).

4- Fier (Rreth rrotullimi i Sheqit).

5- Tiranë (Rreth rrotullimi Shqiponjës).

SHPËRNDARJA E ISH DEPUTETEVË

Tiranë – Rrethrrotullimi Shqiponja

Aldo Bumçi

Albana Vokshi

Halim Kosova

Gent Strazimri

Klevis Balliu

Agron Shehaj

Grida Duma

Jorida Tabaku

Genc Pollo

Dhurata Çupi

Valentina Duka

Astrit Veliaj

Isuf Çela

Fatbardha Kadiu

Durrës-Autostrada Plepa-Kavajë

Edi Paloka

Oerd Bylykbashi

Orjola Pampuri

Florion Mima

Elbasan-Rreth rrotullimit Bradashesh

Edmond Spaho

Endri Hasa

Luçiano Boçi

Ervin Salianji

Hekuran Hoxhalli

Fier- Rreth rrotullimi i Sheqit

Enkelejd Alibeaj

Nada Meçorapaj

Tritan Shehu

Milot-Karburanti në Autostradë

Flamur Noka

Lorenc Luka

Bardh Spahia

Izmira Ulqinaku

Romeo Gurakuqi

Xhemal Gjunkshi

Lindita Metaliaj

Andon Frrokaj.

 

 

o.j/dita

Share This Article
9 Comments
  • Mos fol ore ne shumes! kur ke ngelur vertet njejes dhe emer I shemtise se pervecme. Edhe antaresia e subjketit tend eshte jashte teje, dhe pa ty shkon ene zgjedhje ne kushte normale.

  • cfare fatkeqesie qe ky vend nuk ka opozite por disa ordinere te korruptuar dhe kriminele te cilet per interesat e tyre kriminale dhe te tepsise jane gati te shkaterrojne gjithcka te pengojne biznesin dhe njerezit e tjere qe nuk jane te interesuar per politiken e qelbur shqiptare. Me keto levizje opozita nuk rrit mbeshtetjen por alergjine e shqiptareve ndaj saj por edhe te te tere politikes shqiptare ne pegjithesi . Poshte me PS, PD, LSI dhe te gjitha plehrat e tjera hajdute dhe kriminale ne vend.

  • Kjo nuk eshte mosbindje civile , ko eshte mosbindje opozitare bashke me lepires dhe servila ,gjithashtu dhe me te ashtuquajturat forume rinore qe jan bajga e kesaj pjelle politike

  • Po mire o legena ç’kusur kane ata njerez qe kthehen nga puna, ata qe duan te shkojne neper vizita, spitale apo dhe per qejf (darke)?
    Pse po beheni qe te urreheni nga dhe ata qe ju kane perkrahur me pare ( une jam nje i tille)?
    Po ata qe ju vijne nga pas cfare kane ne vend te trurit?

  • Pd, lsi dhe zagaret qe i ndjekin, po perdorin nje sitë per te ndare “mjellin” nga “krundet”.
    Dhe ne vend qe te mbaje “mjellin” kane vendosur te mbajne “krundet” e te ushqejne popullin me buke qe te zë në fyt.
    Po kush eshte “krunde”? Çfare perberesish ka “buka” e P.d? Ai më me shumice eshte LLUMI, cilesia e PARE, (të cilin per fat te keq e gjen me shumice) nën nivelin më të ulet si kurre me pare shoqeror.
    Pastaj kemi si perberes OPORTUNISTET ata qe katapultuan ne cdo sektor ( kontribut i vetem ate ndaj partise), u bene te pasur (as ne enderr se kane pare). Pastaj vjen ” majaja” qe fryn buken, i jep “bukuri” dhe fsheh “dobesite” INTELEKTUALET, KOKAT. Keta po, kane detyre te jene gjithmone aktiv. Shto ketu dhe PERMIRESUESIT, njerez qe presin (sepse u eshte premtuar) “ti bien koqet dashit” e te punesohen. Ne fund kesaj buke nuk mund te mos i mungoje ” AGJENTI I SHITJES” analistet qe ulerasin si ” grate e liga” qe buka te blihet nga populli, ndersa ata vet jo vetem e hane, por edhe paguhen per te ngrene.

  • Kjo nuk ka te beje fare me mosbindje civile , sepse eshte injorance totale ! Si guxon ti bllokosh rrugen qytetarit shqiptar sot , more biri i Vuk Karaxhicit ?! Ne luften e eger per pushtet , nuk ka pse u versulesh pa dallim gjithe shqiptareve , zoti bajraktar , pervecse per t`u hakmarre , qe nuk po te perfillin sepse te doli zbuluar fytyra e vertete e Karaxhicit ! Te gjithe e pane foton dhe krahasuan ngjashmerine e rralle ,si dy vellezer siameze , me tet vella , Radovanin ! Po te dridhen gjunjet , se te pret perballja me drejtesine !

  • vazhdoni në rrugën e banditizmit ,provojen e keni ,do kuptoni kë keni përball .Ju e keni përsëritur në 97 -98 e dogjët vendin vratë 4000 shqipëtar ,por tani do jetë katastrofike ,do hyni në vrim të miut ,do ju sekuestrojmë edhe pasurinë e vjedhur..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *