Zoti Rroshi! Këto dy vjet si kryebashkiak i Kavajës, ke dhënë prova se je dashamirës dhe fans i gjelbërimit. Të gjithë ish-at sëbashku, nuk mbollën pemë dekorative, aq sa ju këto dy vite. Por përsëri Kavaja është nga qytetet më pak të gjelbëruara. Heqja e zaptuesve nga hapësirat publike do i shtonte qytetit mijëra pemë e stola pushimi. Nuk gjen as dhe një pallat të pazënë me gjithfarë lloj ndërtimesh, para e mbrapa ku kishte vend për gjelbërim. Akoma lulishtja e vetme që ka mbetur, është e rrethuar me lokale qoftesh, baresh e paçe me pilaf. Po aty kryhen edhe nevojat personale e luhet domino e lojëra me letra. Ndërhyni sa më shpejt i nderuar kryetar. Faleminderit DITA!
