Prokurori Vate Staka (në foto djathtas) është tërhequr nga gara për SPAK për shkak të emërimit si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Kështu ka njoftuar Komisioni i Posaçëm për vlerësimin e kandidateve për SPAK në mbledhjen e sotme të KLP.
Gjithashtu në mbledhjen e sotme janë miratuar me shumicë votash projekt-aktet të vlerësimit në kuadër të rivlerësimit kalimtar për prokurorët, subjekt rivlerësimi Edvin Kondili dhe Arben Qosja.
Po kështu është miratuar me shumicë votash projekt buxheti afatmesëm i KLP për periudhën 2020-2022 hartuar nga Komisioni i Planifikimit Strategjik i Administrimit dhe Buxhetin i KLP.
Ndër të tjera KLP ka miratuar me shumicë votash projekt-vendimin për mbarimin e statusit të prokurorit Apostol Prifti për efekt të mbushjes së moshës për pension pleqërie.
Komisioni i Posaçëm për vlerësimin e kandidatëve për SPAK informoi Këshillin për rastin e prokurorit Maksim Sota, kandidat për SPAK, i cili për arsye familjare nuk ka pasur mundësi të dorëzojë pranë Komisionit të Posaçëm, aktet e dosjes personale për vlerësimin e aktivitetit të tij profesional. Këshilli vendosi të kontaktojë me z. Sota për t’u informuar nëse në këto kushte, ai do të vazhdojë garën.
o.j/dita
