Zgjohesh në mëngjes dhe nuk të kujtohet asnjë ëndërr gjatë natës?
Përse nuk arrin t’i kujtosh ato?
Ëndrrat edhe sot vazhdojnë të jenë një mister.
Të gjithë njerëzit ëndërrojnë, por disa prej tyre nuk i mbajnë mend ato.
Studimet e fundit shpjegojnë se përse disa njerëz mund t’i kujtojnë ëndrrat, ndërsa të tjerët jo.
Gjithça ka të bëjë me faktin si dhe kur zgjoheni nga gjumi
“Nuk ka të bëjë me të mbajturit mend”, thotë Robert Stickgold, profesor mjekësie në Universitetin e Harvard.
“Ka të bëjë me të zgjuarit në kohën e duhur”.
Sipas tij, është më e lehtë të mbash mend ëndrrën nëse zgjoheni në fund të ciklit të gjumit dhe nëse lëvizni pak. Shumicën e rasteve zgjohemi gjatë fazës REM, kohë kjo kur ne ëndërrojmë.
Njerëzit ëndërrojnë çdo 90 minuta gjatë ciklit të gjumit REM, nëse ky cikël bëhet më i gjatë gjatë natës, do të thotë se shumica e ëndrrave ndodhin para mëngjesit.
Gjinia e njerëzve
Në përgjithësi, vajzat i mbajnë mend ëndrrat më shpesh sesa djemtë. Shkencëtarët nuk janë të sigurt për arsyen, por mendohet se ka të bëjë me dallimet biologjike ose hormonale ndërmjet gjinive.
Mosha
Sa më të vjetër të jemi, aq më të vështirë e keni për të mbajtur mend ëndrrat.
Aftësia për të kujtuar ëndrrat përmirësohet në fëmijëri, në adoleshencën e mëvonshme dhe në kulmin e të njëzetave. Pas kësaj, ajo në përgjithësi bie gradualisht.
Aktiviteti i trurit
Falë metodave të reja të imazhit të trurit, shkencëtarët kanë një ide më të qartë se cilat pjesë të trurit janë të lidhura me ëndërrimin. Një pjesë e trurit që përpunon informacionin dhe emocionet është më aktive te njerëzit që kanë më shumë gjasa të kujtojnë ëndrrat.
Kur të zgjoheni, merrni pak kohë dhe përpiquni t’i “thërrisni” ëndrrat. Nëse diçka ju kujtohet dhe mbani mend fragmentet shkruajini ose mendoni rreth tyre.
j.l./ dita

Asht e vertete qe endrrat mbaheshin ne mend ma shume ne rinin e jetes.Sot ne moshe te moshuar veshtire te mbahen 80 – 90 % e tyre ne mendje.
Karkteristike per vetveten,ekziston.
Nuk me ze gjumi pa filluar endrren.Rradhe mos me thane hiq fare qe te me dalin gjumi ne enderr e siper.Por me te mbarue endrra ne shume raste me del dhe gjumi.Nuk me ze po nuk filloj nji anderr cfardo qe te cfaqet.
keto jane konstatime per veten time.