Ashtu siç po mblidhen simpatizantë te opozitës së bashkuar në qarqe të tjera edhe në Milot është e njëjta panoramë.
Në këtë arterie do të jetë edhe kreu i partisë Demokratike, Luzim Basha.
Mediat raportojnë se kreu i selisë blu ka mbërritur pak çaste më parë në qytetin e Lezhës, i shoqëruar edhe nga drejtues të Partisë Demokratike nga katër qarqet e veriut si nga Shkodra, Kukësi, Lezha dhe Dibra.
Nga informacionet paraprake pritet që protesta të zhvillohet në mënyrë paqësore, ndërsa aktualisht nuk ka detaje se sa do të jetë afati i saj.
l.h/ dita
