Reali po “çmendet” për Hazard, ja sa i ofron klubi madrilen belgut të Chelsea

J L

Reali i Madridit “çmendet” për Eden Hazard. Sipas “The Sun”, klubi “merengues” është gati të bëjë gjithçka për të sjellë në kryeqytetin spanjoll mesfushorin-sulmues belg të Chelsea. Për këtë arsye ka përgatitur një kontratë për të në mënyrë që Hazard të bëjë realitet ëndrrën e tij për të veshur fanellën e “Los Blancos”.

Sipas “The Sun”, Reali i Madridit do t’i ofrojë Hazardit një pagë prej 400 mijë paundësh në javë, që do të thotë 20 milionë paundë në sezon.

Drejtuesit e Chelsea-t tashmë duken të dorëzuar përsa i përket çështjes Hazard dhe kanë pranuar largimin e tij nga Stamford Bridge për vlerën e 100 milionë paundëve.

Mësohet se Reali tashmë është bërë gati për të bërë një ofertë zyrtare për Hazard dhe do të kërkojë që të mbyllë çështjen e transferimit të tij sa më shpejt që të jetë e mundur.

Për më tepër, Hazard mund të përfitojë dhe 15 milionë paundë në formën e bonuseve nëse ndihmon Realin të fitojë trofe në Spanjë dhe Evropë, ndërkohë që klubi po mendon që të përfshijë në kontratën e tij edhe një klauzolë të zgjidhjes së saj prej 250 milionë paundësh.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *