PHENIAN – Teksa po bënte rrugën e kthimit me trenin e blinduar jeshil, nga Vladivostoku ku takoi Lad Putinin drejt kufirit të Koresë së Veriut, udhëheqësi i dashur Kim po mendonte me përtesë sesi duhet të duronte prapë tufat e kalamajve thatanikë që e përshëndesnin trenin duke tundur nëpër duar lulet prej letre. Treni do ngadalësonte, rojet e sigurisë do hapnin dritaren, ai do nxirrte kokën dhe do i përshëndeste pabuksit…
“Taksiratet e liderit, thuaj…. Ky fat na ra,” mësohet se mërmëriti me vete Kimi.
Por sipas burimeve gjysmë të ushqyera për Gojët e Liga, Jong’un-it nuk do t’ja merrte mendja kurrë atë që do pasonte.
Në kufi nuk pa kokërr robi, e jo më kalamaj e fshatarë për ta përshëndetur. Rrugët bosh, kolibja e stacionit kufitar bosh. Fshatrat, pa frymë njeriu.
I dha karar vetes se po i përgatisnin një mega-surprizë në Phenian, por nuk i pëlqeu ideja se kjo mund të ndodhte pa dijeninë e tij.
“Hajt të kalojë dhe kjo, pa ua tregoj unë, po nuk pushkatova gjysmën e qeverisë dhe gjysmën tjetër ta internoj në Grabjan,” tha i nxehur.
Thërriti rojet personale. Askush nuk iu përgjigj. Doli në korridorin e trenit, xhan-xhin. U tmerrua. Vrapoi deri tek lokomotiva dhe kuptoi se treni po ecte pa asnjë mbikqyrje. Mezi mundi ta ndalonte gjigandin në stacionin e Phenianit.
Kur u vu të ecte nëpër rrugët e zbrazëta të kryeqytetit, e kuptoi më në fund ç’kishte ngjarë. Gjithë popullata kishte ikur, me kuç e me maç.
“Mooos! Nuk duhej t’i kisha lënë vetëm! Ah Ladi ç’më bëre,” mallkoi me zë të lartë Putinin.
“Heejj, ka njeri këtu?”, bërtiste shesheve të shurdhuara të Phenianit. Pastaj u nxeh: “Dilni ku jeni fshehur, ndryshe do t’ju pushkatoj të gjithëveee!” Në vijim u pendua: “Hajdeni se bëra shaka, nuk ju ngas, jo!”
Asgjë përgjigje. Vriste mendjen sesi mund të jetë kaq i papërgjegjshëm një popull, saqë një moment të kthesh kurrizin apo të merresh me ndonjë punë të rëndësishme ndërkombëtare, dhe kërcet e ikën. Si i kanë shpëtuar kufirin të minuar xhanëm?
Pastaj i thirri tepelekut. “Po po. Ata që e minuan, ata dhe e çminojnë, normale.”
Durimit të tij iu vu kapaku kur sosi në shtëpi dhe nuk gjeti as gruan, as familjen, as guzhinierin, askënd. Po vdiste për të ngrënë. “Hmmm. Ja si ndihen ata që kanë uri,” filozofoi me vete.
I hypi makinës dhe u nis drejt kufirit me Korenë e Jugut.
Pikërisht aty pikasi grupet e fundit të popullatës që po kalonin matanë. U thërriti i emocionuar: “Heeej, prisni! Mos më lini vetëm! Ti plak aty, do të të bëj ministër, mos u hidh tutje! Jugorët janë të poshtër! Nuk janë shakara këto more maluketër….”
SHËNIM: Gojët e Liga është një rubrikë satirike që e merr seriozisht mundësinë që lideri i një vendi ta gjejë atë bosh nga njëra ditë në tjetrën…


Kete enderr pa mbreme Edi Rama p[asi eshte tmerruar nga protestat e vazhdueshme te opozites “RAMA IK”!
Vetem nje opozite laskaresh qe kerkon me zorr rrotacionin mund t’i thote trojanit te saj thjesht ik.
Ik dhe bej qef, se tani e kemi radhen ne eshte taktike e dale boje.
Kim Jong Uni e mprehu shpaten
Edhe i her o per situaten
kjo eshte shpata qe u rri te koka
gjith armiqve o qe ka bota
Kim Jong un he tungjatjeta
Sa kto male e sa kto shkrepa
Zanin Korese lart ia ngrite
Gjithe ate popull ne diete e qite
E ke q…..re kete humor ku vetem soji i Berisheve mund ta kuptoje e te ndjeje keqardhje!Sipas teje Toto Likja qe hyne e del çdo jave pa e pritur e percjelle njeri(se edhe familja eshte e zene,ca nuk ndodhen ne Shqiperi e Moni as e ka me mendjen tek ai )duhet te ndjeje keqardhe e merziti!Ndoshta edhe kjo mund ta kete çuar ne vendiin qe se mbajti qe te kishte nje fund si Aliende!Apo me humorin zotrote aludon per te qe i ngjan shume nga gjatesia ?
O gazeta DITA:
kKY NUK ESHTE LAJM I VERTETE, ESHTE “FAKE NEWS”
sepse:
Kur Kimi i Korese se Veriut u kthye ne vendin e tij komunist te paster marksist leninist ne stacionin e trenit e priste nje delegacion shqyptar ne krye me Spartak Brahon, qe shoqerohej nga Gramoz Ruci dhe Famtir Xhafaj me plot “VENUSA” spiune te Sigurimit te Enverit nga pas, qe i kishte derguar posacerisht Edvin Droga nga Albania ne menyre qe Udheheqesi i Komunizmit Boteror, Kim te mos binte ne depresion kur te shikonte se populli i tij koreano verior ja kishte mbathur nga syte kembet per te Korea Kapitaliste e Lige e Jugut,
prandaj:
Edvini Yne i kishte derguar bedelat e tij ne Korene e Veriut per te pritur Kimin e Madh te Komunizmit Boteror,
sepse:
Bosi i Rilindjes dhe cuni i Kristaqit te Enverit e kishte mesuar mire leksionin e eksodit shqyptar te vitit 1991 qe vertetoi se ne Bote:
ASGJE NUK ZHDUKET, POR CDO GJE TRANSFORMOHET
O intelektu -HALEJA,po si nuk u ngope duke ngrene MUT me kova kaq kohe, o kelysh kurve?
Hajde nje here nga Sauku te te qeras me nje kove …MUTI bio ne mengjes heret,shoqeruar me borzilok?
Epo te te internoje edhe Kim koreani ne Grabjan!!!!! paska qene destinacion turistik