Në ishullin e Remier në Touluse, autoritetet janë duke shkatërruar një vendbanim, i konsideruar tashmë si “lagje”, ku kishte mbi 1 mijë persona, kryesisht refugjatë.
Me kërkesë të komunës së Toulusë, prefektura tha se aksioni është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe u përfundua plotësisht. Operacioni filloi në orën 8 në “kampin” e emigrantëve, ku shumica janë nga Shqipëria, e vetëm 2 janë nga Maqedonia e Veriut, shkruan media franceze “La Depeche.fr”.
Shumica e tyre janë azilkërkues, ndërsa gjysma janë fëmijë. Komuna tha se kjo është një procedurë normale, pasi njerëzit nuk mund të liheshin në ato kushte. Nën-prefekti i zonës së Haute-Garonne, Sabine Oppilliart deklaroi se njerëzit ishin të përgatitur dhe ishin paralajmëruar për aksionin, i cili në trajta të përgjithshme shkoi mirë.
Këta emigrantë të evakuuar do të merren me kujdes nga shërbimet shtetërore. Ata do të fitojnë azil, nëse e meritojnë, pas trajtimit të secilit rast. Ndërkaq, për momentin emigrantët janë dërguar në strehimore.
v.l/ Dita

Cojini te Piramida. Mbase ushqehen me produktet digitale te Ramutit
Mut atje e mut ketu !!!
Me te gjithe keta azilkerkues me mire te grumbullohemi edhe te Kolonizojme ndonje Ishull ne Karraibe
Eh cfare beri dhjerokracia me shqiptaret.Perfunduan si gabela ne lulishtet e Frances.I ktheu njerezit ne qenue pa dinjitet te tallen bota.Une per vete ne fshat jam.Kam ikur disa here ne Greqi here me ka ecur pak e here jo.Rri e punoj ne vendin tim.Kam bere pak ekonomi private.Jetoj me djersen time pa e ja shtrire doren njeriu.Shteti duhet te beje per ne re rinjte qe duam te ndertojme jeten ne vendin tone.
Olsi e ka kuptuar se nuk eshte e vertete se po shkove refugjat behesh me para. Leri i Olsi te shkojne e ta provojne edhe te tjeret . Ka qe e kuptojne ka qe nuk e kuptojne se zot shtepie njeriu eshte vetem te ksollja e tije . Si gabel trajton Francezi dhe cilido ate qe eshte pa dokumenta.