Veliaj: Ja projektet kryesore që do transformojnë Tiranën në mandatin e dytë

DITA Online

Piramida, terminalet e autobusëve, ndërtimi i 17 shkollave, Kopshti Zoologjik dhe Kampusi Universitar do të jenë disa nga projektet që do të realizohen gjatë mandatit të dytë të Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës dhe që do të sjellin një transformim rrënjësor të kryeqytetit. Gjatë një interviste në ABCNeës, kryebashkiaku Veliaj ka prezantuar disa nga projektet më kryesore që bashkia do të realizojë në 4 vitet e ardhshme, njëri prej të cilëve, Piramida është prezantuar gjatë ditës së sotme.

Piramida do jetë një projekt fantastik se kryesisht do fokusohet në mësimin e 4-5 mijë fëmijëve në kurse të kodimit dhe inovacionit. Do revolucionarizojë fëmijët tanë”, tha Veliaj.

Një tjetër projekt i rëndësishëm është edhe ndërtimi i dy terminaleve multimodale që do të lehtësojë hyrjet dhe daljet e automjeteve dhe njerëzve në kryeqytet. “Do jenë dy terminale ai verior dhe ai perëndimor, një te Kthesa e Kamzës dhe një tjetër në Lundër”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Projekti i tretë, por jo për nga rëndësia do jetë ai i ndërtimit të 17 shkollave të reja që do të sjellin dhe fundin e mësimit me dy turne në Tiranë. “Shkolla e parë, “Nënë Tereza” në Kodër Kamëz filloi dhe së shpejti do nisë ajo te “Don Bosko”. 17 shkollat e reja do transformojnë plotësisht jo vetëm hapësirat por ato do të vendosen në shërbim të komunitetit. Do jetë një revolucion”, nënvizoi kryetari i bashkisë.

Në këtë intervistë ai te projektet më të rëndësishme ai rendit edhe ndërtimin nga e para të Kopshtit të ri Zoologjik dhe Kampusin Universitar. “Projekti tjetër ka të bëj me Kampusin e ri Universitar. Kemi marrë shumë mendime nga studentët. Kopshti i ri Zoologjik për të cilin ne kemi punuar shumë është gjithashtu një tjetër projekt.

v.l/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *