Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka paralajmëruar reforma të cilat i ka përmendur këtu e dy vite, transmeton Euro News.
Macron, në një fjalim gjatë ditës së enjte, paralajmëroi reformat për katër sektorë të mëdha: ndryshime administrative, vendosja e të drejtave të njeriut dhe drejtësisë në themel të republikës, investime madhore në arkitekturë, mbajtja e gjallë e “Projektit Francez” të demokracisë.
Në këtë fjalim, Macron tha se projekti i ‘Zonës Shengen’ nuk po funksionon më.
Këto komente vinë pas pakënaqësive të francezëve mbi mbërritjen e shumë emigrantëve dhe refugjatëve të cilët kanë arritur në vendet tjera të BE-së e më pas përmes shfrytëzimit të Zonës Shengen janë futur në Francë.
Tema e emigrantëve ka qenë një temë e nxehtë në politikën franceze, gjë që është shfrytëzuar në maksimum nga partitë e ekstremit të djathtë.
Maceon gjithashtu shtoi se ky projekt i ka sjellë një frymë të ndjenjës së padrejtësisë në popullin francez, të cilët janë ndier se janë tradhtuar nga vendet tjera të Zonës Shengen.
v.l/ Dita

mos bre, mos e ligeshtoni Rilindjen e Ballit, se me cfare do e genjejne miletin.
Dale sa te mbarojne projekti Serb per varesine e dyfishte te Kosoves, dhe projekti Grek per Jugun e Shqiperise, pastaj i vini vizjate prape..
Epo politikanet tane pellasin do hyme ne europe !
Si ai qe se qasnin ne fshat e thoshte do vete vizite te prifti!
Si do i veje halli ?! do mbyllen brenda si bagetia ? Kush do i ushqeje,Shteti ? po kur s’ka cdo behet,do hane njeri tjetrin?
Ehee….ohooo…. Europa eshte si klub pasanikesh . Jo te gjthe mundte jene anetare te klubit. Vetem pasaniket mund ta marrin ftesen per antaraim . Edhe llogjika keshtu e do ne fakt pse duhet te te beje antar mbi çfar interesi çfar te ndaje me ty pasurine e tije? Europa nuk eshte ngritur per tu solidarizuar me fukarenjt. Ne genjejme veten se na pelqen