Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë gjyqtarin e gjykatës së Durrësit Rexhep Bekteshi.
Bekteshi është kandidat edhe në Gjykatën Kushtetuese.
Vendimi u dha sot nga trupa gjykuese që ka shqyrtuar përmbushjen e kritereve të vettingut, Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Firdes Shuli.
Bekteshi është gjyqtar që në vitin 1993 dhe për më shumë se 25-vjet ai ka shërbyer si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Në shkurt 2018, pas thirrjes së hapur nga Presidenti i Republikës, Bekteshi kandidoi për një post në Gjykatën Kushtetuese.
o.j/dita

I mireedukuari,i miremesuari,i afti, I ndershmi si Z Bekteshi ta gezoje emerimin e ri e suksese pa fund ne kete profesion te veshtire por te bukur qe i thone DREJTESI!!
Urime , shendet te plote e jete te gjate.Si ty z.Bekteshi duhen ca, qe edhe Shqiperia te beje prepara e te zgjidhen hallet e popullit te shumevuajtur!