PD i bllokon rrugën në Bahçallëk, Rama hyn në Shkodër nga Vau i Dejës

Ornela

Për më shumë se një orë mbështetës të Partisë Demokratike, me ta dhe ish deputetë demokratë u vendosën në urën e Bahçallëkut për të bllokuar hyrjen e kryeministrit Rama në Shkodër.

Kreu i qeverisë ka planifikuar një sërë takimesh në kuadër të turit “Bashkia që duam” dhe pritet që të bëjë publik në një nga takimet edhe emrin e kandidatit për kryetar bashkie në Shkodër.

Por ndërkohë që opozita po mbante të bllokuar hyrjen e Shkodrës, duke djegur disa goma dhe duke ndaluar lëvizjen e makinave, sipas mediave kryeministri kishte hyrë në Shkodër përmes një rruge të dytë, asaj nga Vau i Dejës dhe ka vijuar rrugën drejt Bashkisë së Malësisë së Madhe ku dhe i ka takimet e para.

Ish deputeti demokrat Bardh Spahia konfirmoi se Rama kishte hyrë në Shkodër: ‘Ka hyrë si mi i skutave, ka hyrë në zonën e Nënshkodrës.”

Pasi u mësua kjo iu bë thirrje protestuesve të shpërndahen.

o.j/dita

Share This Article
5 Comments
  • Plani Serb për destabilizim të shqipërisë dhe kosovës në veprim me rekrut të ri të axhenturës Serbo-Ruse ,Bardh Spahinë dhe F.Nokën .

  • @@@@@@@@@@@@@@@Plani Serb për destabilizim të shqipërisë dhe kosovës në veprim me rekrut të ri të axhenturës Serbo-Ruse ,Bardh Spahinë dhe F.Nokën .

  • Vetem pritat dhe goditja pas shpine i shkon per shtat cubave , simbolit te injorances dhe atavizmit mesjetar ! Cfar te mire mund te presesh prej shkodraneve “atdhetare” , qe e treguan veten si te tille , qysh ne vitin 1991 kur kerkonin bashkimin me Malin e Zi , “Shkodra republike” , ringjalljen e gjakmarrjes e te kanuniut mesjetar , ngritjen ne piedestal te krimit e vellavrasjes , fitoren ne zgjedhje lokale te PBDNJ-se ne komunen e Vaut te Dejes (skandaloze), kerkesa per shkeputje nga trungu shqiptar , e artikuluar zyrtarisht nga nje tjeter kryetar komune dy vjet me pare e nje mori me idjotesira e marrezira te pa konceptueshme per shekullin e 21… ?!

  • Shkodranet e felliqen veten perseri.Deri kur shkodra do te komandohet nga bastardet me ne krye Falur Noken dhe Bardhe SpahineKy i fundit do te perfundojesii jati nga dora e Sales.Veprime prej rrugaci e tekanjozesh.Si ju preka rruga kryetarit te shtepise.Teishte Sala te pakten 10 vete do te ishin te vdekur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *