Grabitja në Rinas, Ministri paralajmëron: Do ketë arrestime të reja

Bora Basholli

Ministri i Brendshëm Sandër Leshaj, i cili ndodhet në Kukës në kuadër të nismës ‘Ministri një ditë në qark’, foli edhe për grabitjen në Rinas.

Gjatë fjalës së tij, Lleshaj është shprehur se do ketë arrestime të reja, ndërsa shtoi se çështja ka ecur shumë por nuk mund të zbulonte detaje.

“Kjo çështje është ende nën hetim. Megjithëse ka ecur shumë, unë nuk mund të ekspozoj detaje të shumta.

Grupi tashmë i shkatërruar tashmë ka një arkiv të pasur të aktiviteteve negative kriminale jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë. Procedurat e hetimit vazhdojnë në funksion të zbardhjes dhe kapjes së autorëve.

Do të ketë arrestime të tjera. Disa nga krerët e grupit janë arrestuar por ka edhe të tjerë.”

“Është e drejta e të gjithëve për të protestuar. Por bllokimi i rrugëve është degradim politik në të gjitha aspektet.

Nuk është bllokimi i rrugëve zgjidhje politike. Nuk mund ta mbysësh qeverinë duke bllokuar rrugët, qeverinë e mbyt duke fituar zgjedhjet. Duke bllokuar rrugët mbyten qytetarët.

I bëj thirrje opozitës nga Hasi, të kthjellohen e ti thërrasin arsyes dhe të kthehen në rrugët normale të politikës.”

 

b.b/dita

Share This Article
6 Comments
  • Hajdutet,kriminelet arrestojini,gjini parate,denojini,pastaj dilni ne Media.Media shqiptare eshte e prirur per sensacione,qe te shese lajmin DHE TE DHJET HETIMIN.
    Hetuesit e vertete jane bere disa gazetare qe ftojne studiot.
    Nuk po permbahet “aksioneri” i 1 miljard lekeve Alfred Peza,eshte bere KOPETENTI,qe rrinte si i dhier kur e therrisnin ne Prokurori.Do gjykoje hajduti,hajdutet!!!
    Lini profesionistet te bejne punen e tyre.Daljet vend e pa vend te Ministrit;nxjerrja e sekreteve hyetimore,demtojne kapjen dhe nxjerrjen para drejtesise te grabitesve.

  • Ja nje minister i pa afte,show man nje lloj si vete Rama!
    Per cfare i thote ky minisrter keto fjale?
    Kujt i sherbejne ato?
    Ky edhe kur t’i kape nuk duhet te thote asnje fjale,se per ata duhet te flase vetem drejtesia e jo ministri!
    A po keshtu do t’iu beje reklame vetes ky derdemen?
    Ka mesuar nga Rama dhe Veliaj,qe mashtrojne tere diten me shprehjet stampe se “do bejme kete e ate”,”do ndertojme se shpejti kete”,”do bejme,do bejme,do bejme dhe HICGJE”!
    Mbylleni sqepin o njerez se populli i sheh vewte bemast tuaja e nuk ka nevoje qe ta terrorizoni ju me njoftime te kota!
    Do arrestohen thote Gazepi!
    Po arrestoji o derebardhe,po pse na i thua neve?:

  • Uaaaa,si e gjeti ky mo?
    E gjeti vete apo i tha Rama qe thuaj keshtu?
    Po mire more minister,per cfare i thua keto ti,mos do te na maresh leje neve qe t’i arrestosh,apo qe t’i lajmerosh grabitesit te fshihen se do kapen?
    Ja ky eshte per minister model nga ata te tipiot Rama&CO!
    Po merrni more te mjere ndon je oficer policie qofte edhe pensionist qe ta beje kete pune 1 milion here me mire se ky kapterri i ushtrise!
    Po ky i shkrete as rreshtore me nje skuader nuyk ka bere se 2 vete ka patur nen komande dikur kur ishte radiolokacion,bile as kapelen nuk e mbante dot se rrinte brenda ne makinen speciale!
    Ne kohen tone keta te radiolokacionit nuk i fusnim fare ne radhet e oficereve,bile as te kapterreve!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *