Meta përuron konviktin në Çorovodë: Arsimimi cilësor, vendimtar

Bora Basholli

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi sot Çorovodën dhe përuroi rikonstruksionin e konviktit të Shkollës së Mesme “Ramiz Aranitasi”, me kapacitet prej 200 fëmijësh dhe kushte të mira bashkëkohore.

Në prani të përfaqësuesve të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) që ka financuar projektin, të Ambasadorit të Turqisë, Murat Ahmet Yoruk, kryebashkiakut Nesim Spahiu dhe nxënësve të shkollës, Presidenti Meta e cilësoi këtë investim, jashtëzakonisht të rëndësishëm për Çorovodën dhe gjithë komunitetin e Skraparit.

Pasi shprehu mirënjohjen ndaj kontibuteve financiare dhe bujare që TIKA ka dhënë për projektet zhvillimore në Shqipëri, Presidenti Meta vuri në dukje se ky investim u vjen në ndihmë konkrete fëmijëve të zonave më të largëta të Skraparit, që tashmë do gëzojnë kushte dinjitoze dhe më të mira gjatë studimeve të tyre.

b.b/dita

Share This Article
2 Comments
  • Prap me Tur-qit.
    Ah more kokekatror i Cepanit e gjithe boda vertitet ne Skrapar.

  • Met bytha merret me punet qe duhet ti beje kryetari i bashkise apo i komunes.O te dhjefsha Meten me mut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *