MBZHR: S’ka vend për alarm, tregjet shqiptare me produkte të certifikuara

Bora Basholli

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka reaguar pas transmetimeve në media në lidhje me sigurinë ushqimore.

MBZHR, në një njoftim për mediat, tha se nuk ka vend për alarm. Ndërsa shtoi se në tregjet shqiptare ka produkte ushqimore të sigurta dhe certifikuara.

“Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural informon qytetarët se nuk ka vend për alarm. Sot në tregjet shqiptare ka produkte ushqimore të sigurta dhe të certifikuara sipas standardeve të sigurisë ushqimore të garantuara me ligj dhe akte rregullatorë,”– njoftoi MBZHR.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural tha se instituticionet e saj monitorojnë dhe raportojnë rregullisht lidhur me sigurinë e prodhimeve vendase.

“Janë marrë masat përkatëse ndaj çdo rasti abuzimi që kanë zbuluar këto institucione ose që janë bërë publike në media, deri në pezullim të aktivitetit prodhues të subjekteve që kanë kryer shkelje të ligjeve dhe standardeve në fuqi,”-u shpreh Ministria.

MBZHR theksoi se prodhimet bujqësore shqiptare konkurrojnë sot në tregjet ndërkombëtare, duke vendosur Shqipërinë në një nga vendet kryesore të eksportit të prodhimeve bujqësore në rajon.

Gjithashtu shtoi se për sa i takon importeve të produkteve bimore dhe shtazore, më specifikisht importi i mishit të gjedhit, derrit dhe shpendit nga Brazili, që në vitin 2017 ushtrohen kontrolle zyrtare të autoriteteve kompetente të sigurisë ushqimore në masën 100% të ngarkesave të ardhura.

Ndërsa theksoi se në Shqipëri ekzistojnë strukturat e përshtatshme për të bërë kontrollin e sigurisë së prodhimeve blegtorale e bujqësore, si Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV).

 

b.b/dita

Share This Article
5 Comments
  • Po kjo eshte paturpesi dhe krim i ndeshkueshem.
    Fshataret dolen “live” te gjithe duke pohuar helmimin e domateve, kastravecave dhe bostaneve, ky thote produktet jane te certifikuara.
    E dime, certifikata eshte leter qe e mbushin PiSat qe marrin leke per ti “certifikuar”. A nuk tregtohet dhe mielli serb qe eshte i helmuar?
    Asnje mase qeveritare per ta bllokuar. Hani – thone, se ju ben mire.
    Ne spital te gjithe, per te paguar koncesionaret, pa se po vdisni nuk prish pune. Mjafton te kemi certifikaten ne vend te shendetit.

    • “Shtetet e Bashkimit Europian, para se të pranojnë prodhimet bujqësore shqiptare, sigurohen që ato të jenë cilësore. Për këtë
      arsye, eksportuesi Ejup Ahmeti detyrohet që analizat e fruta-perimeve t’i bëjë në Greqi, pasi laboratorët e vendit tonë nuk janë
      të akredituar.“Ne si analiza fillestare kemi një laborator në Lushnje, që është në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, por këto
      analiza në shtete të tjera nuk pranohen si zyrtare, sepse Bashkimi Europian kërkon një laborator në akredituar. Për tregjet më
      sensitive, në këtë aspekt, jemi të detyruar që mostrat tona t’i dërgojmë në Greqi, për shkak sepse ky vend ka disa laboratore të
      akredituara”, tha Ejup Ahmeti.Kjo tregon,se konsumatori shqiptare eshte i pambrojtur.

  • “Jane marrre masa kunder buzuesve deri ne pezullim te aktivitetit”. Sa turp aqe dhe bashkefajesi sebashku. Po si more te marre, e bashkepuntore me krimin,po pse pezullimi i aktivitetit me pasoja semundje e shkurtim te jetes se popullit, e ne dem te Shqiperise,na qenka masa me e forte administrative? Fermereve te kesaje dukurie kriminale-armiqesor, jo vetem duhet mbyllur aktiviteti, por dhe derguar per ndjekje penale, se veprimet te tilla kriminale vetem armiqte e Shqiperise mund ti bejne. Ne kete konteks i mbetet popullit te cohet ne Protesta te fuqishme dhe te shkule me rrenje kete qeveri qe e ka vertetuar ne dite e vite si bashkepuntore me krimin me ze,figure e deshmi te gjalla ne dem te popullit e Shqiperis. PROTESTO NE EMER TE JETES, MORALIT E DINJITETIT NJEREZOR TE NEPERKEMBUR NGA POLITIKAT BASTARDE TE TIRANES ZYRTARE NE DITE E VITE DERI ME SOT dhe mos u nda deri ne vendosjen ne bangen e Drejtesise fajtore e bashkefajtor te c’do pushteti qofshin, qe me qellim e te ndergjegjshem i servirin popullit ushqime te tejngopura me hormone e kimikate me pasoja semundje e shkurtim jete per sot dhe brezat qe vijne pas. Dhe se fundi shume mirnjoheje per FiksFar dhe Gazeten Dita e medjave te tjera qe denoncojne kete veprime sa kriminale aqe dhe armiqesore ne dem te popullit e Shqiperise. Heshtja e deri tashme e policise, shebimeve sekrete si dhe e prokurorise flet qarte per binjakezim me krimin e armiqte shekullore te shqiptareve.PROTESTO ne mbrojtje te JETES, MORALIT e DINJITETIT NJEREZOR dhe per nje SHQIPERI VERTE TE LIRE E DEMOKRATIKE E NE PROGRES NJEREZOR.

  • Keta mashtrues e kane fjalen per ushqimet qe sjellin politikanet nga jashte me destinacion per konsum nga familje e tyre? Turp….
    Shikoni, tani qe del pjepri , gjysem p shije e pjeserisht u embel, shpesh brenda exhe me pjeper te vogel, apo shalqini me sa nitrat jane stimuluar… Kjo deklarate minimumi eshte paturpesi, Ne nje shtet serioz do akuzoheshin per genocid sebashku me ata qe perdorin hapur helmet ne prodhime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *