Japonia zbulon sekretin, akullorja që nuk shkrin në verë

J L

Gjatë stinës së verës, në  Japoni mund të gjenden disa akullore që qëndrojnë të ngrira edhe nën të nxehtin përvëlues.
Një kompani në Kanazawa ka përdorur fuqinë e luleshtrydheve për të krijuar akulloren që nuk  shkrihet në nxehtësinë e verës: Kanazawa Ice.

Gjithçka ka filluar si një ide se çfarë mund të behej me luleshtrydhet jo të pëlqyeshme estetikisht dhe që nuk mund të shiteshin me pamjen që kishin.

Qëndra e Hulumtimit dhe Zhvillimit Biotherapy, pas shumë tentativash arriti t’i shfrytëzonte frutat për të krijuar një pastë të ëmbël, e cila nuk shkrin nën efektin e nxehtësisë.

Kompania filloi marketingun e saj në fillim të prillit dhe akullorja fillimisht u shit në dyqanin Kanazawa, siç mban dhe emrin.

Por çfarë e bën këtë ëmbëlsirë rezistente ndaj të nxehtit?

Sekreti qëndron tek Polifenoli, një përbërje kimike që ngadalëson ndarjen e ujit dhe yndyrës, gjë që çon në ruajtjen e formës origjinale të pastës. Kjo përbërje e lengshme nxirret nga luleshtrydhet.

Akulloret e ngrira vijnë në forma dhe shije të ndryshme.

Nësë një akullore e zakonshme do të shkrihej menjëherë, Kanazawa ruan formën për më shumë kohë teksa ekspozohet ndaj nxehtësisë së diellit.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *