“Ylberi në Tokë”, shumë vizitorë veç për një foto

J L

Fusha ku prodhohen 130 lloje tulipanësh në rajonin Karatay, rreth 50 kilometra nga qendra e qytetit Konya, në Turqi pret mijëra vizitorë në këtë periudhë të vitit.

Ngjyrat e tulipanëvë , të gërshëtuara me njëra-tjetrën krijojnë një peizazh mahnitës për syrin e njeriut.

Në fushën e tulipanëve, e cilësuar si “ylberi në tokë”, të apasionuarit pas fotografisë tregojnë një interes të madh për të shkrepur fotografinë më të mirë.

Përveç tyre, në fushën ku prodhohen rreth 50 milionë tulipanë, vijnë turistë nga vende të ndryshme, kryesisht nga Rusia, Ukraina, Gjermania dhe Italia.

Ndërkohë, turistët rusë, francezë, gjermanë, italianë dhe austriakë që vijnë nga Antalya, shprehin admirimin e tyre përballë pamjes që shikojnë në këtë fushë.

Rüya Üstdeğerli, drejtuesja e kompanisë, tha se interesi i vizitorëve shtohet çdo vit e më shumë.

“Këtë vit moti nuk ka qënë i qëndrueshëm dhe për këtë arsye nuk kanë çelur disa nga tulipanët. Por fakti që një pjesë kanë çelur dhe një pjesë do të çelë me kalimin e kohës, ka siguruar më shumë vizitorë. Këtë vit kemi pasur shumë vizitorë dhe për këtë jemi shumë të lumtur”, tha Üstdeğerli.

Ata që dëshirojnë ta shikojnë këtë pamje të veçantë, fushën e tulipanëve duhet ta vizitojnë deri më 29 prill.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Mua m’u duk sikur ishte Sheshi “Skenderbej”!
    Si ka mundesi nje bukuri e tille,qe vetem lal Eri mund ta kishte bere?
    Shikoni lulishtet rreth Sheshit “Skenderbej”,nje bukuri e ralle!
    Kudo te kundermon era e trandafileve,karafileve,te mrekullojne ngjyrat e tulipaneve,aroma e blirit,hijet e pishave te buta,meshteknave etj qe mbushin me kenaqesi shpirterore te gjithe qytetaret e fshataret qe vijne qofte edhe perkohesisht ne Tirane!
    Sidomos gjate veres ne te gjithe sheshin ka nje freski e pa pare qe vjen sa nga hijet pa fund,por edhe nga shatervanet qe dalin nga betoni,freskojne fytyrat dhe bien prap nga dolen dhe nuk te lagin sandalet apo kepucet sic ndodh ne ndonje kryeqytet te botes se trete qe e lagin sheshin si dikur me perrenj!
    Sot ke mundesi te lesh takim ne kete shesh me kedo dhe ne pritje mund te ulesh ne ndenjese druri e jo me tela metalike qe te grisin pantallonat,qe mund te hash nje akullore apo te pish edhe nje kafe !
    Ndersa per te dashuruarit dhe hajdutet bashkia ka menduar ambientin pas Skenderbeut,erresire dhe pak levizje nga njerezit neper ca rrugica te ngushta,qe kur je i ulur duhet te mbledhesh kembet kur kalojne te tjeret se eshte i ngushte vendi!
    Naten ky shesh eshte mrekulli e vertete:PA ASNJE NDRICIM dhe te duket vetja si KUAJ TE VJEDHUR,por ne fakt kenaqesine me te madhe e kane shperndaresit e drogave se ne gjithe arte erresire askush nuk i kupton se cfare po bejne!
    Punon lal Eri nuk thone kot!
    Sa keq,kur u zgjova kuptova se gjithcka ishte enderr!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *