Doris Pack: Kosova, prekja e kufijve sjell gjakderdhje

DITA Online

Kanë kaluar 20 vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë, dhe ka 11 vite që Kosova është me kufijë të definuar që njihen ndërkombëtarisht. Por, bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, duket se kanë marrë drejtim tjetër.

Të dy presidentët Thaçi e Vuçiç tani po bisedojnë për mundësinë e një shkëmbimi territorial. E ky devijim në dialog, sipas Doris Pack, politikanes së njohur gjermane, që e njeh mirë rajonin, do të sjellë gjakderdhje, duke kthyer dy vendet 20 vite mbrapa. Pack ka folur për Gazetën Express.

Ata që e mohojnë ndikimin e ndryshimit të kufijve në Ballkan, janë rrezikshmërisht naiv. Nëse fillojmë të dizajnojmë shtete sipas përkatësisë etnike, do të na kthejë në kohët e përgjakshme të shekullit të kaluar” tha Doris Pack.

Doris Pack ka qenë deputete në Bundestagun gjerman dhe deputete në Parlamentin Evropian.

Pack tha se krijimi i shteteve etnikisht të pastra nuk do e zgjidhte problemin mes Kosovës dhe Serbisë, e mbi të gjitha as qytetarët e Kosovës, nuk janë të interesuar për këtë zgjidhje, e aq më pak serbët të cilët jetojnë në jug të lumit Ibër.

Madje Pack, thekson se një korrigjim i kufijve do ta çonte rajonin drejt ideve për krijimin e Shqipërisë së Madhe e Serbisë së Madhe.

v.l/ Dita

Share This Article
7 Comments
  • Kur palët binë në ujdi pse atëhere bisedimet paqësore nuk kanë vlerë por ti je për Kosovë sakate dhe jo etnike gjermanët ndrruan kufi dhe nuk ndodhi lufta e kundërta është se nëse serbëve u pranohet statuti si në Bosnje atëhere hapet rruga për ridominim të serbëve

  • Mbeturinat komuniste titisto-enveriste dhe staliniste jane ne krye te institucioneve te Kosoves dhe Shqiperise dhe keta perfaqesues shqipfoles me ideogji te kalbur gjithmone kane ardhur dhe qendruar ne pushtet duke shkaktuar gjakederdhje ( Sralini , Tito , Enveri ) dhe kete porosi ua kane lene edhe paseardheseve te tyre ne Kosove dhe Shqiperi si reference te vetme qe duhet dhe jane te ibligyar ta bejne Znj. e Madhe Doris Pak , nqs. dojne te ulen ne karriget e pushtetit

  • Po ti “fery” mbeturine e spermes se operativit te lagjes je, apo ke gen nga gjyshja qe t’a kane shkerdhyer partizano-komunistet.
    Mund t’i pranosh te dyja, por edhe njera e zgjidh problemin, ore grua e moter – qire.

    • s te permenda grua dhe moter o
      ti mushke por , dhashe nji mendim timin i cili te paska shqetesuar shume . Me gjase qenke nga ajo sorte para ardhesish tu qe ne pushtet kishin ardhur duke pushkatiar shoket e tyre

  • Zoja e ka kuptuar se deshtaket ne politike si ne kosovesi ne shqiperi si ne serbi jane te gatshme edhe me shkatuar gjakderdhje vetem e vetem me mbajt pushtetin

  • Mos u shqetesoni se kurva pack do ti zgjidhi te gjithe problemet e europes. Per cfare flet kjo debilja dhe kush e pyet? Po gazetat pse e fryjne kete debile.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *