Komediani i njohur me origjinë shqiptare, John Belushi i kaloi orët e fundit të jetës së tij duke pirë kokainë me miqtë e tij të Hollivudit, Robert De Niro dhe Robin Williams.
Belushi u takua me dy kolegët disa orë para se të pësonte një mbidozë fatale në një dhomë private në hotelin Chateau Marmont në Los Angeles.
Detajet rreth natës që Belushi vdiq, në mars të vitit 1982, janë përfshirë në librin e ri të historianit Shawn Levy, “The Castle on Sunset”, që flet për hotelin famëkeq.
Në fragmentet e librit, të marra nga Hollywood Reporter, Levy detajon ditët dhe orët e fundit tragjike të jetës së aktorit me origjinë shqiptare.
Belushi kishte marrë një dhomë private në hotel më 28 shkurt 1982 , gati një javë para se të pësonte mbidozën fatale më 5 mars, në moshën 33-vjeçare.
Robert De Niro i bëri një vizitë yllit të “The Animal House”, në mbrëmjen e 4 marsit 1982, sepse donte të shkonte në një festë, por situata atje ishte shqetësuese.
Kokainë në tryezë, rroba të pista kudo dhe vendi ishte i mbushur me kuti të hedhura me pica dhe shishe vere.
De Niro u kthye në orën 3 të mëngjesit për të pirë substanca me Robin Williams, por që të dy u larguan shpejt pasi situata ishte shqetësuese.
Të nesërmen Belushi u gjet pa ndjenja nga truproja Wallace.
Ambulanca erdhi duke e gjetur aktorin pa jetë.
“Ai lëshoi telefonin dhe nisi të qante”, thuhet në libër për reagimin e De Niros kur mori vesh lajmin.

j.l./ dita
