Një 90-vjeçare mori çantën në krahë dhe zbriti 10 kate në pjesën e jashtme të një ndërtese, pasi zbuloi që e kishin mbyllur në shtëpi.
Ngjarja ndodhi në Çengdu, kryeqytetin e provincës Siçuan të Kinës.
Fëmijët e kishin mbyllur brenda pasi gruaja kishte nisur të jepte shenja të humbjes së kujtesës dhe mund të humbiste rrugës.
Ajo u kap te fletët e ajrosjes në muret e pallatit dhe nisi të zbresë ngadalë.
Pamjet u filmuan nga fqinjët dhe kalimtarët e tmerruar poshtë ndërtesës.
Megjithatë, 90- vjeçarja ngeci në katin e pestë dhe nuk lëvizi më, derisa erdhën zjarrfikësit dhe e zbritën.

j.l./ dita

liria ka lindur bashke me njeriun
cdo perpjekje per ta kufizuar ate ,
bie ne kundershtim me ligjin e Natyres njerezore …
Nji praktike konkrete se si mesohen hajdutet te vjedhin deri ne katin e 10.Kjo nji nga mrekullit e botes ne stilin e vjedhjes alpinistike me forcen e vetvetes..
Sigurishte qe per nji hajdut qe vjedh edhe -!- nickname
gjithcka ne Bote rrotullohet rreth vjedhjeve