Ditëlindja “e pazakontë” e Zonjës së Parë (FOTO)

Elena Tase

Ditën e premte, Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës festoi ditëlindjen e saj të 49-të .

Me rastin e kësaj dite, Shtëpia e Bardhë postoi në Twitter një fotografi të Melania Trump të ulur vetëm në një kolltuk, në Dhomën Ovale, duke i uruar “Gëzuar Ditëlindjen”.

Në foto, jo vetëm që Melania ishte e ulur vetëm, por fotografët të cilët e rrethonin ishin të gjithë të fokusuar tek presidenti dhe kryeministri, jo tek ajo.

Sigurisht që ky fakt nuk mund të kalonte pa u vënë re nga përdoruesit e shumtë në Twitter, të cilët nuk i kursyen talljet për zgjedhjen e çuditshme të kësaj fotoje.

Por jo vetëm kaq, fotoja frymëzoi edhe shumë meme që po pushtojnë rrjetet sociale.

e.t./dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *