Pashkët/ Meta: Para arrogancës, shpresa dhe e mira s’vdesin kurrë

DITA Online

Presidenti Ilir Meta uron sot besimtarët ortodoksë në vigjilje të festës së Pashkëve. Përmes një postimi në “Facebook”, Meta shkruan se kjo festë na rikthen në kujtesë faktin se përpara të keqes, padrejtësive, veseve, frikës dhe zhgënjimit, shpresa dhe e mira nuk vdesin kurrë.

Meta, ndër të tjera shprehet se kjo festë kujton nevojën për të forcuar jo vetëm harmoninë tonë të shkëlqyer ndërfetare, por edhe solidaritetin me njerëzit në nevojë, të sëmurët, të pamundurit, fëmijët e të moshuarit, që kanë aq shumë nevojë për përkujdesje e dashuri të përhershme.

Në vigjilje të kremtimit të Ditës së Ringjalljes së Krishtit, u uroj nga zemra besimtarëve ortodoksë dhe mbarë popullit shqiptar: Nga mot gëzuar Pashkët! Mbarësi, shëndet, paqe e begati në familjet tuaja!

Festa e Pashkëve dhe e dritës që nuk perëndon kurrë, na kujton sot se para malit të së keqes, padrejtësive, veseve, frikës e zhgënjimit, mosbesimit e arrogancës, korrupsionit, dhunës dhe çdo fenomeni negativ që vret paqen, drejtësinë e barazinë sociale dhe helmon rëndë shoqërinë, shpresa dhe e mira nuk vdesin kurrë.

Me besimin në Zot dhe duke përqafuar gjithmonë vlerat më të mira hyjnore, morale e sociale, por edhe kombëtare, me dashuri, harmoni të plotë, dialog, mirëkuptim, bashkëpunim e vëllazërim, secili prej nesh dhe shoqëria jonë në tërësi, mund të tejkalojë çdo sfidë, pavarësisht sakrificave, për të ecur e sigurt drejt së ardhmes më të mirë, në familjen europiane.

Të dashur miq,

Dita e Ringjalljes së Krishtit gjithashtu na kujton nevojën për të forcuar jo vetëm harmoninë tonë të shkëlqyer ndërfetare, por edhe solidaritetin me njerëzit në nevojë, të sëmurët, të pamundurit, fëmijët e të moshuarit, që kanë aq shumë nevojë për përkujdesje e dashuri të përhershme.

Duke u përcjellë të gjithëve urimet e mia më të mira në prag të kësaj Dite të Shenjtë, jam i bindur se shpresat te jeta më e mirë do të ringjallen për mbarë shqiptarët!

GËZUAR PASHKËT!??”-shkruan Meta.

v.l/ Dita

Share This Article
12 Comments
  • Meta i dha nenshtetesine Janullatosut se greket e kercenuan me pergjimet lidhur me trafikun e droges.Greket e kane ne thes Meten.A ben per president nje person i degjeneruar si ky????

  • Po flet hajdutui me bllok ne dore, Like Froriri, burri i baxhelles Mona, ne bashkepunim me serbin Sali e tranvestiten Lulezime….. kane vrare shpresen, e mira sa te jene keta te lire nuk vjen kurre.

  • Per cilen Shprese flet Presidenti ?!!

    Per cilen Arrogance e ka fjalen Presidenti ?!!

    Per ate te Monikes dhe Lulit ?

    Shpresen se mos Luli me Moniken fitojne zgjedhjet te marrin pushtetin ?

  • Dihet ajo Meta eshte i shantazhueshem nga te gjithe greke sllave italiane per trafiqet e droges.Ky mut vetem ne favor te vendit tone nuk eshte.I vine urdhrat nga ata qe e kane ne dore ashtu si i vine urdherat Berishes nga franko-sllavet.

  • U perpoqen greket 28 ta benin me pashaport shqiptare Janullatosin qe ta legjitimonin ne postin e uzurpatorit te kishes dhe nuk ja dolen dot.Sa u be president Likja paf menjehere i dha nenshtetesine per ta legjitimuar pushtuesin shovinist se greket kane materiale kompromentuese per Liken dhe tani e kane sherbetorin e tyre ne krye te shtetit shqiptar.Sa me pare te qerohet Likja nga presidenca aq me mire ne te kundert ceshtjet shqiptare dhe kombetare jane te rrezikuara seriozisht.Keto vite kemi patur ne krye politikane te kapur nga armiqte e Shqiperise.

  • Ne je SHQIPETAR Ti dhe ajo “GRIFSHA”, na lini shqiperine te shkoje ne rrugen e saj vertet; KRAH Europes dhe BOTES -perparimtare vertete. Gezofte mbare shqiperia me te gjithe; jo ndasi si po na katandis koha qe jetojme. Fjalet shprehur URIM ktheini ne vepra.zoti PRESIDENT.
    Gezuar festat mbarekombetare qofshin.
    Guri Naimit D.

  • Te gjithe kleriket njezeri , nuk kane pranuar politikanet ne ceremonit fetare dhe kjo tregon sa hipokrite qe jane duke filluar nga Saliu e Iir Meta e kompani me ato urimet standarte e vizitat formale qe bejne e flalet e shpelara qe thone ,sidomos kur bejne thirrje per perkrahje e ndihma per kete shtrese te populsise
    hipokrizija arrin kulmin dhe vete ata behen te neveritshem ne syt e njerzeve qe vuajne padrejtesine e kesaj klase te “majmur”me djersen dhe mundin e nji populli te tere!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *