Kylian Mbappe po tregon një rritje konstante, ndërsa shifrat e tij konfirmojnë se kemi të bëjmë me një futbollist, që do të dominojë skenën e futbollit për të 10-15 vitet e ardhshme.
Aktualisht francezi është 20 vjeç e 4 muaj, ndërsa në karrierën e tij si profesionist, me Monacon, PSG-në dhe kombëtaren franceze, numëron plot 90 gola të shënuar, 12 prej të cilëve me “gjelat”.
Nëse krahason këto shifra me Lionel Messin, kur kishte të njëjtën moshë, vëren se argjentinasi kishte shënuar vetëm 1/3-ën e atyre golave, pra 30, ndërsa Cristiano Ronaldo, kishte shënuar vetëm 27 gola.
Këto shifra konfirmojnë se Kylian Mbappe është jo vetëm një premtim i madh, por edhe një realitet i frikshëm. Megjithatë Messi dhe Ronaldo kanë fituar thuajse gjithçka, ndaj tashmë i takon francezit të pasurojë palmaresin e tij të trofeve.
v.l/ Dita

Ne moshen e Kilianit ke haruat edhe shtate ditet sipas datelindjes ekzakte te tij!Lerin perkthimet se sot s’ka nevoje te marre njeri lajmin ne ju te kazanit!Sa per lenien mbrapa te Ronaldos apo me keq Mesit duket ndopak te ngurosh kur ti zesh me goje n.q.se je sadopak sportedashes!Mesi eshte lojtati me i mire i te gjithe koherave se s’ma do mendja qe t’ia kaloje Mbapeja me sprintin qe i ngjan starteve te Panajot Panos e shperthimeve te tij!Tjeter tip lojtari eshte Ronaldopa futur ketu te derguarin nga zoti per fushen e blerte Mesi,ku ka arritur te beje tifoze edhe kundeshtaret e tij ne stadium me duartokritjet e tyre!Ndaj mos haro i nderuar kazan se nuk eshte koha per te shkruajtur nje lajm si ne vitet 90 ku uleshe ne ndonje kafene ne ndonje vend te Europes e me gjere e duke perkethyer gazeten e dites ia çoje per botim redaksise nga vareshe!Sot bota informative e ajo vizuale ka bere te mundur qe fale edhe mergimit te shqipetareve ,qe ta marin informacionin direk pa shkurtime(besoj se ma kupton se ku e ke shkurtuar)!Ka ardhur koha brenda mundesive ta ngrini piacen e te hiqni dore nga te dhenit lajme duke pire kafe!
O shpellaret e dites keni harru me than gjan me te rendsishme. Ky robi lun ne franc. As ne spanj e as ne angli. Ky robi lun me ekipe lodre druri
Mbape = kal gerdalle ne kampionatin modest Frances….duhet te shkoje ne Angli apo Spanje dhe do e shohim se si do e terheqe karrocen.