Vinçi bie në kampusin e Google, 4 të vdekur

Leda Hysa

Katër persona vdiqën dhe tre u plagosën kur një vinç ndërtimi u rrëzua në kampusin e ri të Google në Seattle, duke dëmtuar 4 makina. Viktimat janë një grua dhe tre burra.

Viktimat si rrjedhojë e rënies së vinçit ishin në kampus dhe brenda nëpër makina. Shkaqet e aksidentit ende nuk janë të qarta.  Një nënë 25-vjeçare dhe vajza e saj 4 muajsh ishin në një nga makinat e shkatërruara nga vinçi, por të dy arritën të shpëtonin me vetëm lëndime të lehta.

Një person i katërt i plagosur mori mjekim në spital.  Me Amazon dhe kompanitë e tjera të teknologjisë që rrisin investimet në Seattle, qyteti në muajt e fundit ka shumë vinça.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Viktimat si rrjedhoje e renies..
    Viktmat nuk jane proces rrjedhe e renies
    mund ta vazhdonit fjaline pa rrjedhojen e renies.
    Me e sakta dhe me elegantja eshte me e thjeshta:
    Viktimat ishin ne kampus brenda neper makina.
    Perse e shtoni “si rrjedhoje e renies se vincit”
    Eshte e tepert. Asnje leksion shkrimi nuk do jua keshillonte kete pjese te tepert ne fjali, e demton.
    KIS, ose “Keep it simple”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *