Në vitin 2018 kompania koncesionare e Rinasit ka arritur që të thyejë rekorde sa i përket fitimeve që ka arkëtuar. Sipas dokumenteve të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, rezulton se Aeroporti i Tiranës ka arritur të gjenerojë vitin e shkuar 20 milionë Euro fitim, 2.3 milionë Euro më shumë se në vitin 2017, raporton “TV Klan”.
Prej vitesh koncesionari i këtij aeroporti vazhdon të ketë fitime të larta, ndërsa vlerën e investimeve që ka bërë në pistën dhe terminalin e aeroportit i ka shlyer që në 4 vitet e para të koncesionit.
Qeveria kontraktoi në vjeshtë të 2018-s kompaninë e auditimit BDO, për të bërë rishikimin ekonomik të kontratës, nga ku rezultoi se pronari i Rinasit prej vitesh ka dalë jashtë skenarit bazë të rënë dakord në fillim të marrëveshjes së koncesionit.
Të ardhurat e realizuara nga koncesionari për vitet 2004-2017 janë 120 milionë Euro më të larta se në skenarin bazë të miratuar në kontratën koncesionare, po ashtu edhe fitimet neto dhe pagesat e dividentit janë dyfish më të larta.
Në projeksionet e BDO rezulton se dhe fitimi neto që shkon në xhepat e aksionerëve, dividenti, deri në vitin 2027, kohë kur përfundon kontrata me Aeroportin e Tiranës, me skenarin ekzistues arrijnë në 290 milionë Euro nga 120 milionë që ishin në skenarin bazë.
Qeveria ka kërkuar të rikthejë balancën ekonomike, duke propozuar uljen e tarifave për linjat e fluturimit dhe qytetarët, por kjo nuk është pranuar nga aksionerët e koncesionit, pronarë të firmës China Everbright, por të regjistruar në shtetin offshore të Singaporit nën emrin Real Fortress.
b.b/dita

Marshallah, marshallah, syri keq kapni shpejt koqet ose ferkoni hunden.
Sila Kompani esrdhi ne Shqoiperi dhe nuk mori fitimin maksimal, pa llogaritur edhe xhepin qe mbushin pusht-tetaret te cilet kane firmosur kete kontrate skllaveruese.
Marshallah, marshallah, syri keq kapni shpejt koqet ose ferkoni hunden.
Cila Kompani erdhi ne Shqiperi dhe nuk mori fitimin maksimal, pa llogaritur edhe xhepin qe mbushin pusht-tetaret te cilet kane firmosur kete kontrate skllaveruese.
Duhet thene fitimi i deklaruar…mbasi te gjitha kompanite ketu ne Albanistan punoine me dy bilace…Edhe po te jete e vertete qe fitimi neto eshte 20 milion eu, prap fitimi eshte shume pak ,me çmimet me te larta te biletave ne ter Europe…
Jo , grabitja rekord do ishte ma korrekt!
Aeroportin e ndertuan te burgosurit politike,e shiti fatos nano,po e vjel rama.
Sa evro e blene qinezet kete aeropott ?, pse nuk informohet publiku qe paguan duike filluar nga kafet 200 lek, parkingi 150, leke ora, tarifa e 10 euro plus per cdo bilete, tarifa tjeter 3 euro plus per cdo bilete, dhe shume tarifa te tjera te fshehta qe i ka shtuan nano, metaj, birisha, ramuti, cifuti etj.
Sa evro e blene qinezet kete aeropott ?, pse nuk informohet publiku qe paguan duike filluar nga kafet 200 lek, parkingi 150, leke ora, tarifa e 10 euro plus per cdo bilete, tarifa tjeter 3 euro plus per cdo bilete, dhe shume tarifa te tjera te fshehta qe i ka shtuan nano, metaj, birisha, ramuti, cifuti etj.
Dakort me te gjithe komentet..