7 javë pa pësuar humbje, Flamurtari bie më në fund në Korçë duke i dhënë fund një rrugëtimi shumë pozitiv që i riktheu kuqezinjtë në garë për një vend në Europë.
Ekipi i Orges Shehit, siç është bërë tashmë traditë, zgjohet pikërisht përballë ekipeve të mëdha, e bën sërish kundër vlonjatëve duke fituar përballjen e trete sezonale ndërmjet tyre.
Falë këtij tre pikëshi, Skënderbeu dhe jo vetëm shpresojnë për një vend në europë.
Bileta e tretë e Europës nga Superliga është bërë një rebus i madhe pasi nga Flamurtari i vendit të tretë dhe derri tek Laçi i vendit të 6-të diferenca është vetëm 3 pikë.
Skënderbeu e kthen në festë mbrëmjen e Pashkëve me një fitore të pastër 2-0, një gol për çdo pjesë, dhe çfarë golash.
Blerim Krasniqi kaloi vendasit të avantazh në minutën e 27-të me një supergol ndërsa Gjergj Muzaka ekzekutoi saktë një 11-metërsh në minutën e 85-të.
b.b/dita
