Padyshim një ndër fotot më interesante të javës ka qenë ajo e dollisë që presidenti Putin ngriti për Kim Jong Un, kur ky i fundit deklaroi se Koreja e Veriut në shkëmbim të denuklearizimit kishte nevojë t’i garantohej siguria.
Darka e shtruar nga presidenti rus pas takimeve dypalëshe dhe atmosfera miqësore e shfaqur edhe në foto, duket se rikonfirmonin faktin se Putini arriti atë që Trump nuk e bëri dot, çka kontribuon në fuqizimin e figurës së tij (Putinit).
Sidoqoftë, duket se lajmi i pushkatimit të katër zyrtarëve të larte të ministrisë së mbrojtjes të Koresë së Veriut la në hijen ‘dollinë’ e bashkëpunimit.
Sipas mediave botërore, këta zyrtarëjanë ekzekutuar pasi ishin akuzuar se i kishin shitur informacione SHBA-së përpara takimit të dështuar të Kim Jung Un me Trump.
Siaps lajmit të pakonfirmuar e dalë nga shteti hermetik në meyrë jozyrtare, edhe këshilltari i lartë i Kim Jung Un dhe kryenegociatori i denuklearizimit me SHBA është hequr nga posti i tij e po kalon kohë të vështira.
e.ll. / dita

