Hipertensioni është ndër çrregullimet më të zakonshme të shoqërisë moderne dhe shkaktar i shumë problemeve të tjera në organizëm.
Mënyra e të ushqyerit lidhet drejtpërdrejt me hipertensionin. Shumë yndyrë, shumë sheqer, shumë alkool, mishi i kuq, pak perime dhe pak stërvitje. Në dimër, gjërat përkeqësohen edhe më tej për shkak të ftohtit, i cili ngushton enët e gjakut dhe pastaj gjaku e ka më të vështirë për të qarkulluar.
Presionii lartë i gjakut është një nga ata parametra, të cilat duhet të mbahen nën kontroll sepse mund të shkaktojë shumë dëme. Sulmet në zemër dhe tru janë rreziqet më të zakonshme.
American Heart Association Orlando, sipas një studimi tregon diçka që mund të jetë shumë të rëndësishme për ata që vuajnë nga hipertensioni: tre kivi në ditë!

Eksperimenti u zhvillua në Norvegji, në Spitalin Universitar Mette Svendsen në Oslo nga disa hulumtues të cilët me ndihmën e 118 vullnetarëve, pjesërisht grave dhe pjesërisht meshkujve të moshës 55 vjeç ku të gjithë që vuanin nga hipertensioni. Ata krijuan dy grupe, që për tetë javë duhej të ndiqnin të njëjtën dietë por me dallimin që grupi i parë duhej të konsumonte 3 kivi një ditë, ndërsa i dyti të konsumonte mollë.
Në fund të periudhës së provës, studiuesit zbuluan se njerëzit që ishin pjesë e grupit të parë kishin pasur një ulje mesatare të presionit maksimal prej 3.6 milimetra të mërkurit.
Por pse kivit e kanë këtë efekt?
Hulumtuesit që zhvilluan studimin pohojnë se prania e luteinës, një antioksidant i fuqishëm natyror dhe magnezit (400 mg për çdo 100 g fruta) janë përbërësit e fshehtë të tij.
Ka një konsum shumë të ulët kalorish dhe është gjithashtu e pasur me vitaminë C, ndihmon asimilimin e hekurit, ndihmon në kontrollin e niveleve të glukozës dhe është i pasur me fibra.
j.l./ dita
