Dokumentet: Vëllai i Ervin Salianjit i dënuar në Irlandë dhe Angli, dënimet dhe deportimi

Leda Hysa

 

Zbulohen dy dënimet e vëllait të ish-deputetit demokrat në Angli dhe në Irlandë..  Vuajtja e dënimit pas akuzave të autoriteteve britanike për veprat penale “Mashtrim dhe vepra të tjera të ngjashme” si dhe “falsifikim, mbajtja e dokumenteve të falsifikuara dhe vepra të tjera të ngjashme”

Ndonëse vëllai i ish-deputetit demokrat Ervin Salianji ka ndryshuar në Shqipëri të gjithë të dhënat e tij personale, duke krijuar identitetine një personi tjetër, ai nuk është mjaftuar me kaq. Klodian Xhengo ose siç I thërrasin me emrin e ri Alex Kacani, ka bërë dokumente false duke jetuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Sikurse e faktojnë edhe institucioent britanike, mësohet se vëllai i ish-deputetit demokrat Ervin Salianji është regjistruar dhe ka jetuar gjatë vitit 2006 në Mbretërinë e Bashkuar me dokumente të falsifikuara i njohur si Ajet Kacani i datëlindjes 10.02.1984 !! Pra jo vetëm me emër krejt tjetër, por edhe me datëlindje tjetër duke kryer hapur një vepër penale, atë të falsifikimit dhe të shkeljes së hyrjes në një territor pa pasur dokumente.

Mashtrimi i Salianjit

Edhe pse gjithçka është e dokumentuar, ish-deputeti demokrat ka mohuar një fakt të tillë me shpresën përtë shpëtuar karrierën e tij politike. Në intervistën e publikuar më 7 prill 2019, Ervin Salianji, i ka cilësuar shpifje dhe ka theksuar se ai nuk ka asnjë të afërm që ka problem me ligjin. “Janë shpifje të tmerrshme. Sa herë që unë kam qenë në aktivitet kanë prodhuar edhe akuza të tjera të pabaza për mua, për persona që unë nuk i njoh.

Për çdo problem që ka çdo person i rrethit tim familjar, nëse do të kishin, qeveria bashkë me institucionet e tjera në kurriz do të kishte marrë masat. Unë nuk kam mundësi t’i ofroj mbrojtje asnjë familjari tim, qoftë i largët apo i afërm. Nëse do të isha ministër dhe një afërm i imi do të kishte probleme me ligjin do të isha i pari që do të merrte dënimin me ashpërsinë maksimale. Në dijeninë time të plotë nuk ka asnjë familjar i imi që ka probleme me ligjin”, ka deklaruar Salianji.

Dënimi nga autoritetet britanike

Ndonëse Ervin Salianji mohoi që vëllai i tij me tre identitete Klodian Xhengo, Alex Kacani apo Ajet Kacani, të ketë dënime, e vërteta është krejt ndryshe.  Mbi të rëndojnë një sërë akuzash nga autoritetet e huaja të cilat jo vetëm qëi kanë ndaluar hyrjen por njëkohësisht e kanë shpallur edhe në kërkim/ Mbi të gjitha ai rezulton se ka bërë edhe burg për krime që nga falsifikimi e deri tek mashtrimi dhe vepra të tjera të ngjashme.

Sipas të dhënave të autoriteteve policore të Mbretërisë së Bashkuar shtetasi shqiptar Klodian Xhengo nga komuna Gorë njihet me identitetet Alex Kacani, datëlindje 20.07.1979 (alias Klodian Xhengo, Klodian Kacani dhe Ajet Kacani i datëlindjes 10.02.1984).Me identitetin e fundit ky shtetas ka dy dënime penale në Mbretërinë e Bashkuar me referencë PNCID 06/211306W dhe CRO 166044/06W.

Burgu në Irlandën e Veriut

Vëllai i ish-deputetit demokrat duket se ka vuajtur dënimin edhe në burgjet britanike. Sikurse del edhe nga dokumentet e siguruara nga redaksia jonë, rezulton se Alex Kacaniështë dënuar për mashtrim dhe vepra të tjera të ngjashme që e ka shlyer me periudhën e paraburgimit.

Mësohet se dosja ka referencën CRO 166044/06Ë më datë 19.04.2006 ku ka një dënim në Irlandën e Veriut për veprën penale: Mashtrim dhe vepra të tjera të ngjashme. Kryer me periudhën e paraburgimit.

Dënimi i dytë dhe deportimi

Vëllai i deputetit Salianji është shpallur i padëshirueshëm nga autoritetet britanike, madje ai ka edhe një dënim prej 9 muajsh si dhe urdhrin për tu larguar nga ishulli. Me referencën PNCID 06/211306W më datë 11.07.2006 nga Gjykata e Middlesex Gh Crown, vëllai i Salianjit ka një dënim me 9 muaj burgim përfshi dhe procesin e rekomanduar të deportimit. Dënimi me burg është dhënë për veprën penale të: “Falsifikim, mbajtja e dokumenteve të falsifikuara dhe vepra të tjera të ngjashme, akti 1981 s.5(1)/ TemaA

l.h/ dita

Share This Article
12 Comments
  • Ky i shkreti paska fallsifikuar pashaporte per te hyre dhe per te ndenjur . Ne Angli mund te mbajne deri nje vit ne burg nqs je me letra fallco. Eh sa shqiptare kane vuajtur keshtu si puna e ketij.. Nje gje nuk kuptoj une. Gazeta Dita kujton se duke e zgjatur nje artikull te tille si nje hartim i nje nxenesi te klases se shtate, mundohet te diskretitoje figuren e Ervin Salianjit vetem e vetem se ashtu do Xhafaj? Shume poshte keni rene Dita,

  • Vazhdon propaganda gebelsiane e denigrimit nga banda e”rilindjes”,por per çudi,ka akoma nga ata qe i mbajn iso!
    Administratori Avdjol Dobi i “DH Albania”akoama ne arrati,akoma asnje gjurme,sepse mbrapa tij qendrojn Edvin D’Rrama dhe
    banda e tij.Investigimi i Albert Veliajt,Babales, bie poshte,sepse ai eshte Babale?Jo jo,jo sepse eshte Babale,sepse per kete nuk
    ka asnje ligj,por sepse mbrapa manipulimit te videos se tij,sepse mbrapa aktivitetit kriminal te Agron Geron Xhafajt,qendron
    Edvin D’Rama,Fatmir Xhafaj dhe banda e “rilindjes”.Te gjitha faktet komprometuese te dokumentuara te”Çeshtjes Xhafaj” qe
    flinin ne prokurori,i nxorri ne drite Ervin Salianji,duke vene me shpatulla per muri te gjith banden e “rilindjes”,Edvin D’Ramen
    dhe institucionet marre peng prej tij.Kjo ishte nje fitore e funksionimit te Demokracise.Por jo,Ervin Salianji ka nje Vella dhjete
    Vite me te madh,nga Nena,dhe kjo e bën te pavlefshem korrupsionin ku eshte perfshire e gjith Qeveria!Edvin D’Rama duhet
    denuar per aferat korruptive pafund,dhe jo sepse Babai i tij ka nenshkruar denimin me vdekje te poetit Havzi Nela.Fajsimin
    e dy personave,apo te gjith Familjes per nje krim,e ka praktikuar diktatura,por qe fatkeqsisht vazhdon te praktikohet edhe
    nga Edvin Kristaq Rama sot ne “Demokraci”!Dokumenti i denimit me vdekje i Havzi Neles eshte neshkruar nga Ramiz Alia,Rita
    Marko,Xhafer Spahiu,Emine Guri,Sihat Tozaj,Eleni Selenica,Faik Çinaj,Kristaq Rama,Lumturi Rexha,Petrit Gaçe,Rahman Hanku,
    Simon Ballabani,Sotir Koçollari,Stefan Qirjako,Terezina Marubi.

  • Po ky salianji pse dreqin merret me familjet e te tjereve kur te veten e ka lesh. E ema me dy burra. Nje vella nga burgu ne burg. Keta me te ndyret behen avoketer te moralit qe vete nuk e kane. Hajde bote hajde.

  • Xha Sulo, te ka leruar gjafa gruan motren e cte permba pragu qe i shprehesh ashtu tjetrit, apo dita kur i do qefi ben avokatin edhe te plerave dhe kur si do qefi apo interesi germojne dhe ne brez te shtate , ndaj qepe bucen e rri urte se kusuret gjafa do ti laje kushdo ta mbroje edhe publikojeni se eshte turp qe censuroni komwntet !!

  • Te “habit” mentaliteti i rilindjoteve.
    Fatmir Xhafen, kur e kishin minister, nuk kishte pse t’a bente pis i vellai, kurse Salianjin ( edhe pse nuk ka ASNJE post vendimmarres, i vellai jo vetem e ben pis por nuk i jep te drejten te dale fare ne publik.
    Tamam rrace muti kjo ripjellja.

    • Qe Agron Xhafaj ishte i denuar ne Itali,dihej qe ne kohen e Fatos Nanos,dhe Fatmir Xhafaj nuk paragjykua per kete.
      Ridhjerasit nuk e kan nga mentaliteti,por nga pervesiteti,qe”ngaterrojn”nje veper morale,me nje veper penale si ajo
      e Agron Geron Xhafajt,qe ushtronte aktivitet kriminal nderkoh qe Vellai i tij Minister i Brendeshem,nuk e denonconte,
      perkundrazi, e favorizonte,duke kryer nje veper penale.Nuk mjaftoi kjo,por edhe kur u vertetua me ane te nje personi
      te inflirtruar,Babales,Fatmir Xhafaj e mbrojti,duke kryer perseri nje veper penale.

  • Salianj Banditi qè “ÇIRRTE” Zérin népér STUDIOT TELEVIZIVE të KRIMIT té ORGANIZUAR , kundèr Figurés sé NDERUAR té FATMIR XHAFÉS !!!!??????? Po tashti more Salianj KRIMINELI dhe BANDITI a do japèsh DORÉHEQJEN nga POLITIKA meqé e ke KRIMINELIN dhe BANDITIN né SHTÉPI !????!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *