“Barbie” është një ndër kukullat më të njohura të të gjitha kohërave.
Shumë vajza në mbarë botën shpesh e përdorin si shembull pamjen e kukullës dhe përpiqen të duken si ajo. Por duket se “fiksimi” nuk njeh kufij!
Një vajzë nga Rusia, e quajtur Tatiana Tuzova e ka kthyer jetën e saj në një botë “Barbie”.
32-vjeçarja ka shpenzuar plot 120 mijë paund vetëm për të blerë kukullat”Barbie”. Ajo ka një koleksion prej 1520 kukullash dhe dëshiron të ketë akoma më shumë për të arritur një rekord botëror.
Tatiana shprehet se “Barbie-t” janë mikeshat e saj të vetme. Ajo dëshiron që të ndërrojë emrin e familjes në Barbie dhe ka vendosur një rregull që secili të vishet vetëm me rozë. Çdo gjë në shtëpinë e saj është rozë, madje dhe në makinë ka stampuar fytyrën e “Barbie”.


j.l./ dita

Edhe majlinda bregu nga Skrapari.
Hhhhhaaaaa Rofsh o Demo