Vrasja e vëllezërve Bilali, Gjykata lë në burg 2 të arrestuarit

Ornela

Gjykata e Shkodrës ka dhënë këtë të hënë masën e sigurisë për dy të arrestuarit, si të dyshuar për vrasjen e vëllezërve Bilali në Shkodër, me 30 mars  2019.

Togat e zeza vendosën masën “arrest me burg” për Arsen Stojku dhe Mislim Rama.

Gjykata e Shkodrës është rrethuar nga forca të shumta policie.

Ata akuzohen si bashkëpunëtorë në vrasjen e vëllezërve Astrit dhe Ibrahim Bilali, ndërsa kanë mohuar në mënyrë kategorike akuzat në adresë të tyre.

Për këtë ngjarje një prej dy të kërkuarve është 26-vjeçari Ibrahim Liçi për të cilin policia thotë se është i dyshuari kryesor që ka bërë dhe qitjen me armën e krimit.

I kërkuari tjetër është një 29-vjeçar që dyshohet se ka ndihmuar bashkëpunëtorët në vrasje.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *