Cap d’Agde, fshati ku të qëndrosh nudo është një detyrim

J L

Turistë nga e gjithë bota vizitojnë çdo vit në një fshat të vogël bregdetar në Francë, ku është me detyrim të qëndrosh krejtësisht nudo.

Cap d’Agde është  destinacioni i preferuar për nudistët dhe gjatë muajve të verës popullsia e tij shkon në 40.000 njerëz.

Në këtë fshat ka madje edhe një bankë, parukier dhe supermarket nudistësh.

Por, si është historia e këtij fshati bregdetar?

Në vitet ’50, Franca po merrte veten nga Lufta e Dytë Botërore.

Kur familja Oltra, e cila merrej me kultivimin e ullinjve pa se si njerëzit e zhveshur dyndeshin drejt plazhit në tokën e tyre dhe kështu vendosën të përfitonin nga rasti.

Ata morën licencën për ta bërë vend nudistësh tokën e tyre dhe që nga ajo kohë aty vijnë për pushime familje nga Gjermania dhe Holanda.

Për të hyrë në Cap D’Age, duhet të paguash rreth 10 euro dhe më pas të zhvishesh. Duhet të zhvishesh me patjetër pasi në këtë vend është e detyrueshme të rrish nudo. Vetëm në darkë, kur freskon koha të gjithë vishen.

Në këtë pjesë të plazhit është e ndaluar rreptësisht të kryhen marrëdhëniet seksuale, e nëse dikush kapet “mat” gjoba është 15 mijë euro.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *