Një pako e vogël, brenda së cilës dyshohet të ketë lëndë plasëse ka shkaktuar panik në zonën e Unazës së Re në kryeqytet.
Pakoja brenda së cilës dyshohet të ketë lëndë plasëse është lënë në asfalt, në anë të bordurës. Qytetarët të alarmuar kanë njoftuar policinë, ndërsa forcat xheniere janë nisur drejt vendit të ngjarjes.
Pak minuta më pas u krye edhe shpërthimi i kontrolluar, nga i cili rezultoi se nuk kishte lëndë plasëse.
Njoftimi i policisë
Në Unazë te Re, tek rrethrrotullimi i dytë, në asfalt në anë të bordurës, është konstatuar një pako ku dyshohet se brenda saj ka lëndë shpërthyese.
Në vendngjarja po shkojnë ekspertët e repartit anti-eksploziv të Reneas për veprime të mëtejshme.
Shërbimet e policisë kanë marrë masa duke vendosur perimetrin e sigurisë.
b.b/dita
