“Mos e kapni me dorë, e kanë vrarë”, kryeplaku tregon bisedën me burrin e viktimës në Memaliaj

Ornela

Antoneta Hoxha, 53 vjeçe, u gjet e vdekur mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Vagalat të Memaliajt.

Kryeplaku i fshatit, Hodo Hoxha, personi që njoftoi policinë ka treguar për kamerën e ABC News se e ka gjetur viktimën të mbuluar me gjak.

Hoxha tha se e kishte lajmëruar burri i 53-vjeçares për ngjarjen e rëndë. Mësohet se çifti kishte tre fëmijë dhe siç tregoi kryeplaku i fshatit ata nuk kishin pasur probleme më parë mes njëri-tjetrit.

Kryeplaku: Unë i lajmërova. Kur erdhëm ne ka ardhur në orën 4 i shoqi në shtëpi dhe ka thënë “hajde se ka vdekur Neta”. U ngritëm me gruan vajtëm aty dhe e pamë. Çfarë të shikosh se ishte e mbuluar me gjak. Mos e kapni me dorë tha se e kanë vrarë. Kaq na tha.

-E ka vrarë vetë ai?

Kryeplaku: Nuk e di. S’ta shpjegoj dot atë. E kanë vrarë tha.

-A kishin probleme më përpara?

Kryeplaku: Nuk kishin probleme.

– Sa fëmijë kishte çifti?

Kryeplaku: Kishin një djalë dhe tre vajza. Vajzat i ka të martuara dyja në Greqi njërën në Tiranë.

– E keni gjetur të gjakosur viktimën?

Kryeplaku: Kur erdha unë në orën katër ishte gjaku ngrirë.

-Ku kishte plagë?

Kryeplaku: Ishte çarë këtu te balli me sende të forta.

Antoneta Hoxha u gjet e vdekur nga familjarët jo shumë larg shtëpisë. Sipas informacioneve paraprake nga policia po hetohet për një vrasje të mundshme. Për këtë po merret në pyetje bashkëshorti i saj Skënder Hoxha.

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • Shif brenda nje artikulli. Ne krye cifti ka tre femije, por papritmas pas paragrafit dy kane bere nje tjetet femije dhe numri shkon ne kater.

  • Me te carat qe ka ne balle me sende te forta, policia po heton per nje vrasje te ‘mundshme”..
    Ka mundesi te jete dhe vrasje, por deri tani nuk mund ta konfirmojne qe eshte vrasje..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *