Serbi, gara e rakisë dhe sprovat nën efektin e alkoolit

J L

Serbia është një nga vendet që e dashurojnë rakinë. Kjo nuk është e habitshme, pasi shumica e vendeve ballkanike janë adhurues të saj.

Për këtë arsye, ky shtet organizon një konkurs të veçantë, ku që të shpallesh fitues duhet të pish shumë nga pija në fjalë.

Pjesëmarrësit ndahen në grupe më 4 anëtarë dhe përgatiten të rrëkëllejnë një litër për 15 minuta. Në fund, duhet të kryejnë edhe disa detyra të tjera, si përshembull të ecin mbi një tra prej druri pa u rrëzuar.

“Nuk është për njerëzit me zemër të dobët”, thonë ata.

“Juria e zgjedh skuadrën fituese bazuar në shpejtësinë e anëtarëve, por edhe gjendjen e përgjithshme e mundësisht edhe humorin”, shpjegon Ljiljana Braloviç, një prej themelueseve të këtij festivali të mbajtur prej 16 vitesh në fshatin Pranjani.

Secili ekip ka edhe një anëtar të pestë, i cili duhet të hedhë rakinë duke u kujdesur që ajo të mos derdhet, e më pas të çojë shokët në shtëpi.

“Niveli i alkoolit që përmban rakia e blerë në dyqan shkon te 40%, por tek ajo e prodhuar në shtëpi mund të shkojë dukshëm më lart sesa kaq”, thotë AFP, që kujton sesi distilimi mund të bëhet nga disa fruta, ku kryesor mbetet rrushi, por preferenca ka edhe për kumbullat, dardhat apo ftonjtë.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *