Variçet: Diagnostikimi dhe trajtimi i tyre bashkëkohor

Elena Tase

Variçet (Venat Varikoze primare) janë zgjerime të qëndrueshme dhe të përdredhura të venave sipërfaqësore të gjymtyrëve të poshtme, kryesisht të dy venave safeniene.

Shkaqet kryesore në shfaqjen e tyre janë : trashëgimia, shtatzënitë, obeziteti, profesionet me qëndrime të zgjatura në këmbë ose ulur pa lëvizur, traumat e ndryshme, menopauza, mosha e avancuar, dëmtimi i venave të baçinit nga shkaqe të ndryshme, etj.

Këto shkaqe çojnë në dëmtimin e murit të venave safeniene dhe të valvulave të tyre, duke bërë që gjaku venoz të mos kthehet normalisht nga poshtë – lart kur njeriu është në pozicion në këmbë ose ulur me këmbët varur.

Në varësi të stadit të zhvillimit, ndjeshmërisë dhe kujdesit personal të pacientit, ankesat më të shpeshta janë:

1.ndjenjë rëndese dhe dhimbje djegëse në pulpë, sidomos në fund të ditës së punës

2.kruajtje e lëkurës në zonat e paketave varikoze

3.ekzema

4.mbingjyrosje dhe fortësim i lëkurës

5.kapilarë në formë merimange

6.këmbë gjithmonë të lodhura shoqëruar me krampe(ngërçe) të muskujve

Te gratë, ankesat shtohen gjatë ditëve të ciklit.

Në faza shumë të avancuara ndodhin tre lloj ndërlikimesh të rrezikshme:

1.Tromboza e variçeve (tromboflebiti superficial) që mund të shkaktojë trombozë në venat e thella dhe në mushkëri

2.Ҫarja e lëkurës, nga hollimi maksimal i saj, që shkakton hemorragji masive

3.Ulçera që nuk mbyllen, sidomos përreth kyçit të këmbës, duke e kthyer pacientin në gjysëm invalid.

Që të evitojmë ndërlikime të tilla,duhet që çdo person të konsultohet me mjekun specialist sapo shikon shfaqjen e variçeve.

Më pas, për një diagnozë të saktë, rekomandohet kryerja e një echo doppler të venave të këmbëve dhe konsultë për mënyrën e trajtmit me mjekun kirurg të enëve të gjakut (kirurgu vaskular).

Mjekësia ka avancuar dhe  për trajtimin e tyre sot aplikohen katër metoda:

1.Heqja me sondë (stripper) nëpërmjet një prerje 3-4 cm në rrëzë të kofshës

2.Tharja e venës me shkumë

3.Djegia e venës me rreze lazer

4.Djegia e venës me radiofrekuencë.

e.t./dita

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *